VIDEO: Tentoi ta puthë gjatë transmetimit LIVE, gazetarja e bën “për një lek” burrin

25 Qershor 2018, 12:50Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një tifoz futbolli u përpoq të puthte një gazetare gjatë transmetimit live nga Kupa e Botës në Rusi, por ajo e shmangu atë.

Julia Guimaraes, gazetare e TV Globo dhe SporTV në Brazil, po raportonte mbi ndeshjen e Japonisë kundër  Senegal në Jekaterinburg të dielën, kur një burrë iu afrua asaj dhe u përpoq ta puthë në faqe.

Gazetarja arrin që ta shmangë dhe më pas fillon duke e qortuar burrin.

“Mos e bëj këtë, kurrë më, mirë?”-i tha Guimares.

“Më vjen shumë keq,”-dëgjohet ai duke thënë.

Dhe gazetarja vazhdon: “Nuk do të lejoj që ta bësh kurrë këtë gjë, kurrë. Mirë? Kjo nuk është e sjellshme. Kjo nuk është e drejtë. Anjëherë mos e bëj këtë gjë. Mos ia bëj kurrë këtë një gruaje. Mirë? Kini respekt!” (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje