3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që janë sekuestruar në dy makina “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit.
Kjo është shifra zyrtare që jepet nga policia.
Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro në një automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë.
Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë.
Dy mjetet ishin me tek derë.
Paratë janë gjetur në bagazhet e mjeteve të futura në 4 thasë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë fallco.
Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.
Makinat Toyota kishe mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona–Bari.
Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës.
Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.
Shoferi i trajlerit: Nuk kam dijeni për paratë
Mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.
Policia ka ndaluar babë e bir, Edi dhe Klevis Lika që janë pronarë të trajlerit që bënte transportin e mjeteve si dhe shoferin e trajlerit.
Ndërkohë Klevis Lika punonte edhe si shoqërues i shoferit të kamionit.
Mësohet se në polici Edi Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.
me duket mua apo ato jan Toyota Rav4?