Shpejtësi marramendëse në autostradën Tiranë-Durrës, policia publikon FOTOT

24 Qershor 2018, 10:29Kronika TEMA
Shpejtësi marramendëse në autostradën

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar gjatë mbrëmjes kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Në një postin në facebook policia ka publikuar disa foto të kapura nga radarët që tregojnë shpejtësinë marramendëse që udhëtonin në këtë rrugë  disa drejtuesish automjetesh.

Ne zbatim te Planit te Masave per rritjen e parametrave te sigurise gjate fundjaves, Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar

10 Leje Drejtimi të pezulluara, për shpejtësi që variojnë nga 140 km/h deri në 179 km/h

Megjithese kontrollet jane te panderprera çdo dite perseri ka drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi shume mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnje arsye per te qarkulluar me keto limite shpejtesie.

Policia Rrugore e Tiranes eshte e angazhuar per te evidentuar ndeshkuar çdo shkeles te kodit rrugor, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Qarkulloni duke zbatuar rregullat e qarkullimit qe destinacioni juaj te jete i sigurt.

Policia Rrugore e Tiranes ne sherbim te sigurise se jetes ne rruge. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje