Leo Messi foli pas fitores së Argjentinës me Nigerinë, triumf që i preu biletën për në fazën me eliminim direkt të Botërorit “Rusi 2018”.
Ylli i Barcelonës deklaroi: “E dija që Zoti është me ne dhe nuk do të na nxirrte jashtë këtij Botërori”.
“Falenderoj të gjithë tifozët që kanë ardhur në Rusi për sakrificën e tyre dhe të gjithë ata që janë në Argjentinë. Kombëtarja është mbi të gjitha”, u shpreh Messi.
Numri 10 i bardhekaltërve theksoi: “Kishim besim që do ta fitonim këtë ndeshje. Është e mrekullueshme mënyra se si e fituam”.
Argjentina përfundoi në vendin e dytë të grupit D, me 4 pikë, duke lënë pas Nigerinë (3) dhe Islandën (1).
C’eshte ky koment pa lidhje? Arbitri? Arbitri me teper ndihmoi Nigerine me penalltine ne rradhe te pare dhe ne disa momznte te tjera gjate ndeshjes. Argjentina e meritoi fitoren packa se kishin shume pasa te pasakta.
Shume e bukur ishte menyra se si e fituat.. shqip: ME BREKE NEPER KEMBE.. hahahahahaaa
Trap gazetar. Gjyqtari dha penallti kot kunder Argjentines dhe desh e eliminoi.