Partia Demokratike ka intensifikuar lëvizjet kundër hapjes së negociatave.
Muaji qershor ka qenë mjaft i ngarkuar për demokratët, pasi kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët të selisë blu kanë zhvilluar një sërë takimesh dhe vizitash në disa vende të Bashkimit Europian, për të bllokuar integrimin e Shqipërisë.
Gjermania e ka dhënë verdiktin që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Po ashtu, Holanda si një vend skeptik e ka dhënë verdiktin e saj, duke u rreshtuar kundër hapjes së negociatave të vendit tonë me BE-në.
Ndërsa i vetmi vend që është akoma në dilemë është Franca. Për këtë arsyes, mësohet se disa deputetët të Partisë Demokratike kanë udhëtuar drejt Strasburgut, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë dhe politikanë të njohur të shtetit francez, me qëllimin e vetëm për t’i bindur ata që të votojnë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Lajmin e ben te ditur ish ministri i Jashtem dhe njeheresh deputet i PD Tritan Shehu.
Mësohet se karta që deputetët demokratë po përdorin për të nxirë imazhin e Shqipërisë tek ndërkombëtarët, është se vendi jonë nuk është i gatshëm dhe se nuk i plotëson kushtet për hapjen e negociatave.
Po ashtu, mësohet se deputetët e PD-së gjatë qëndrimit në Strasburg përveç takimeve me zyrtarë, deputetët dhe politikanë vendas, kanë zhvilluar dhe një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të BE-së.
Edhe në këto takime, mësohet se kryefjala e tyre ka qenë padyshim lobimi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, sepse ky vend sipas tyre, nuk i përmbush kushtet për t’u integruar në Bashkimin Europian.
“Sot ne Strasburg, Keshilli i Europes. Nje takim e bisede me Presidentin e Komisionit Europian, Z.Juncker.
Pa dyshim te gjitha perpjekjet tona jane koncentruar ne nje pike, ne arritjen e hapjes se Negociatave per antaresimin e vendit tone ne BE.
Hezitimet e disa vendeve jane reale e te forta, te lidhura keto me problemet serioze qe ka Shqiperia.
Megjithate duhet bere e pamundura per zgjidhjen me te mire te mundeshme, deri castin e fundit.
Nje takim e bisede me Presidentin e Komisionit Europian, Z.Juncker”, shkruan Shehu teksa nenvizon se e mirekupton hezitimin e disa vendeve per te mos hapur negociatat me Shqiperine.
Ditët e fundit tregojnë se të gjithë janë bërë bashkë kundër negociatave në kampin opozitar. Berisha, Mediu ishin në Gjermani dhe atje mësohet se kanë luftuar kundër integrimit.
Mësohet se ish-kryeministri në të gjitha takimet ka nxirë Shqipërinë. Kjo gjë u pranua prej tij dhe në një intervistë televizive të dhënë në media.
Po ashtu, Basha ka dërguar pak ditë më parë në Berlin, Belind Këlliçin, kreun e FRPD. Ai ka pasur një sërë takimesh ku ka nxirë Shqipërinë dhe ka kërkuar të mos ketë hapje negociatash.
Ndërkohë që kundër negociatave ka lobuar edhe vetë kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë disa takimeve të fshehta që pati pak ditë më parë në njërin nga vendet e BE-së.
Pra sa më shumë fron 28 qershori, aq më shumë rritet frika në radhët e opozitës.
Mos genjeni kot ska fuqi pd te pengoje celjen e negociatave, qofte edhe duke nxjere ne pah krimet montruoze te murtajes social ekonomike me emer rilindje. Eshte vete kjo murtaje qe i doli era neper Evrope qe mund te behet pengese jo bla bla e pd qe sdi ku ka koken. Kjo murtaje me emrin rilindje po kerkon me kot deshtimin e negociatave e tja faturoje ate opozites. Perpjekje sa injorante aq edhe qesharake.
Pergjegjese per detyrat eshte qeveria dhe nese deshton celja e negociatave eshte po ajo pergjegjese.
A e ke mare me vehte dhe Strazon , Mulin gangsterin dhe plakun e pjerdhur Spaho se ata kane deshire te madhe qe te hapen nje ore e me pare negociatat me BE-ne
pse s’thoni: jane nisur talebanet e PD-se me mision shkaterrues per vendin e tyre?