Një çift nga Kina është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve, pasi kishin ngecur për më shumë se katër orë në ujërat e rrëmbyeshëm të një lumi.
Zjarrfikësit e guximshëm rrezikuan jetën për t’i shpëtuar çiftin të cilët po qëndronin mbi traktor dhe që nga çasti në çast rrezikoheshin të rrëmbehen nga lumi.
Madje njëri prej zjarrfikësve ishte shumë afër vdekjes në një moment, kur përfundon nën ujë dhe mezi arrin të dalë në sipërfaqe për të marrë frymë.
Veprimi i zjarrfikësve është filmuar nga mediat kinezem, ndërsa të gjithë ata që kanë pasur rastin t’i shohin pamjet kanë lavdëruar zjarrfikësit për punën dhe guximin e treguar. (TemA)