Lajm i mirë për diabetikët: Injeksionet e insulinës mund të zëvëndësohen

27 Qershor 2018, 11:23Shëndeti TEMA

Më afër insulinës me kokrra për diabetin. Është krijuar, në fakt, një formulë orale e insulinës që në të ardhmen mund të zëvëndësojë injeksionet që duhet të bëjnë çdo ditë ata që vuajnë nga diabeti për të rregulluar gliceminë (nivelin e sheqerit në gjak).

Kjo bëhet e ditur nga revista PNAS që sjell rezultatet e punës së Samir Mitragotri të “Harvard University”. Ndërkohë në një intervistë për ANSA-n Mitragotri thotë se eksperiementet klinike me insulinën që merret nga goja mund të nisin në një hark kohor 3-5 vite.

Produkti deri tani ka rezultuari qendrueshëm si në temperaturën e ambientit ashtu edhe në frigorifer. Ndër të tjera eksperimentet me kaviet kanë dëshmuar uljen e nivelit të glicemisë në harkun e 12 orëve deri në nivelin 45 %.

“Qasja është shumë interesante por jemi ende larg përdorimit të mundshëm nga njeriu”, shpjegon për ANSA-n Lorenzo Piemonti, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Diabetin i universitetit “Vita-Salute San Raffaele” i Milanos.

Në të shkuarën ka pasur shumë përpjekje për të arritur në një formulim oral të insulinës për faktin se në shumicën e rasteve pilula e insulinës shpërbëhej në traktin tretës duke mos arritur të futej në qarkullimin e gjakut.

“Teknologjia jonë i përgjigjet këtij problemi sepse përmirëson në mënyrë domethënëse biodisponibilitetin e insulinës së marrë nga goja; e kjo lehtëson aplikimin e saj në ambiente klinike” shprehet Mitragotri. Hapi i radhës do të jetë testimi te kafshët më të ngjashme me njeriun e nëse rezultatet do të jenë pozitive mund të ndërmerren edhe studime klinike.

Nëse do të mundësohej marrja e insulinës me kokrra përmes gojës, atëhere kjo do të ndihmonte pacientët që të manaxhojnë më mirë sëmundjen e tyre.(scan)

1 komente në “Lajm i mirë për diabetikët: Injeksionet e insulinës mund të zëvëndësohen”

  1. beni says:

    Diabeti esht një dukuri që redukton qeniet njerëzore me shum se kushdo!
    A jeni kastravec apo bëni detyrën e Vatikanit ku bota esht populluar në masë!
    Reduktim të popullsisë esht themeli kryesor në kapitalizëm,punë për të gjithë e mirëqenie fatkeqsi e njërit e lumturi e tjetrit!
    Kush kërkon të shërohet 80% për 3,40. Euro në dit e garantoj se ka mundësi mjekimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje