Prapaskenat e vendimit në Luksemburg: Çelja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë, një kompromis i dhimbshëm. Macron ishte për shtyrje të vendimit

27 Qershor 2018, 10:15Politika TEMA

Euractiv e përshkruan si kompromis të dhimbshëm vendimin e Bashkimit Europian për të çelur vitin e ardhshëm negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse përmbushen kushte të caktuara.

Vendet anëtare, thuhej ne njoftimin e presidencës bullgare në “Twitter”, i hapën rrugën bisedimeve të anëtarësimit me të dy këto shtete qershorin e vitit 2019. Pas 10 orësh debati.

Ministri austriak i Çështjeve Europiane, Gernot Bluemel, thotë se i ka kërkuar ai Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut, që të përgatisë terrenin për nisjen e negociatave, por me kushtin që të zbatohen më parë disa kritere.

Progresi duhet të përfshijë rezultate të mëtejshme të prekshme e të qëndrueshme lidhur me reformat e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit.

Austria është ajo që do të marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik, ndaj duket u tregua dhe kaq aktive në këtë situate.

Rezultati befasues, pavarësisht mbështetjes së gjerë të Bashkimit Europian, tregoi se peshën kryesore në dokumentin përfundimtar të këtij takimi e ka pasur pikërisht vendosmëria e presidentit francez Emanuel Macron për ta shtyre një vendim mbi çështjen deri pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian të muajit maj, nga frika e rritjes së ndjenjave anti-establishment.

Nga ana tjetër, ai tregon dhe një lloj synimi për të frenuar hovin e Gjermanisë dhe shefit ekzekutiv të BE-së, Jean Claude Juncker të cilët kanë kërkuar ta mbajnë Ballkanin Perëndimor jashtë influencës së Rusisë duke i ofruar të 6 vendeve të tij një rrugë të sigurt drejt anëtarësimit europian, shkruan Top Channel.

Rezervat e shprehura nga Franca dhe Holanda në Luksemburg ishin të qarta.

Marrëveshjen për çeljen e bisedimeve e ka negociuar, sipas Euractiv, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Johanes Hahn shkruante në Twitter se vendimi i marrë atje do të ishte thelbësor edhe për vetë besueshmërinë e BE-së.

Me këtë “po” të paplotë, Brukseli kërkon praktikisht t’i shpërblejë të dy vendet për progresin shënuar dhe t’i nxisë që të vazhdojnë rrugën e reformave.

10 komente në “Prapaskenat e vendimit në Luksemburg: Çelja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë, një kompromis i dhimbshëm. Macron ishte për shtyrje të vendimit”

  1. Flamur says:

    Anti establishment??????????????!!!!!!!!!!!. Mut gazetar. Shkruani Shqip se na qate bythen.

    1. jack says:

      Po ti Flamur pse nuk shkruan shqip?? çfare do te thuash me “qatë” mos e ke fjalen per “çate”?

      1. Po ti Jack (Jak/Xhek?) pse nuk e shkruan mirë shqipen?! Mbas pikëpyetjes (meqë ra fjala, zakonisht përdoret një dhe jo dy të tilla) fjalia fillon me gërmë të madhe! Gjithashtu, duhet përdorur edhe gërma ‘ë’ në vend të vet, o Tunxh bir.
        P.s. Meqënëse ndërhyre për pasaktësi në drejtshkrimin e Flamurit (Flag-ut), jo se ai nuk e meriton një fshikullim, por po ia kursej për ndonjë herë tjetër ‘çatij nishit’. ?

        1. Franci says:

          Per Jack me ‘ J ‘ ( te madhe ) ..Ne kete rast o Jack nuk kemi ” fjali ”,por emer ,e emrat fillojne me shkronje te madhe gjithmone ..Keshtu pra nga kritikues ne i kritikuar je ne kete rast ..

  2. Jerodouli says:

    Kur u pranua Rumania e Bullgaria me zbritje, e pa kritere te plota , perse Europa kurve plake , e paska problem me Shqiperine 3-milionshe ne nje kohe qe ; 1) Hapja e bisedimeve nuk do te thote antaresim.2) Per mafien nuk eshte problem sepse rruga eshte e hapur, por jo per njerezit e thjeshte(Kujt i intereson kjo ne Europe) 3)Hapja e negociadave per ne eshte stabilitet dhe perspektive per vendin (Por Europa nuk do). Cila Europe ? e Frances , Hollandes, ? Me sa duket sbehet fjale per Europe demokratike por per nje Europe grupimesh interesash ekonomike e politike ne lufte me njera tjetren , jemi ne vitet 30 te shekullit te kaluar, perrallat asnjehere smbarojne , ato tregohen e ri tregohen per brezat ne vazhdim . Jane perralla te bukura.

  3. bes says:

    Flamur shiko dhe ti fjalen e parafundit se nuk duhet q por ç????? Pra te gjithe duhet te mesojme shqipen.

  4. Gentiani says:

    Europa ka vendosur sakte:Qeverisja e Rames ka deshtuar ne sherbimet ndaj popullit.
    Vete Rama eshte nje autokrat arrogant dhe bajraktar.
    Sillet si liberal,por te gjitha keto i ka mashtrime per te mbuluar deshtimet e tij.
    Perdor investimet publike jo per popullin por per reklamen e sundimit te tij mashtrues.
    Ka harxhuar miliarda per qendrat e qyteteve,sepse ato bien me shume ne sy,ndersa lagjet brenda tyre jane cope cope,me rruge pa shtruara,plehra kudo,nuk ka lulishte,kende lojrash dhe ambiente per pensionistet.
    Ne menyren me didkriminuese ky bajraktar ka trajtuar zonat e banimit ish komunat qe iu badhkuan bashkise se Tiranes,qe trasheguan nga e kaluara vetem mizerje ,pa rruge te shtruara,pa cerdhe,kopshte,shkolla,kende lojrash,lulishte ndricim rrugor etj.
    Dhe ne vend qe t’u hidhte nje “kocke” ketyre banoreve e hengri te gjithe per qendren e Tirsnes,qe ashtu dic ishte mund te qendronte edhe disa vjet.
    Por Rames i duhej ta reklamonte veten sa me shpejt,ndaj e shperdoroi lekun e popullit per imazhin e tin prej deliranti te pa skrupullt.

    1. Faktor loku birisha says:

      O albanez jeni vetem per vrer,s’keni faj jeni msu me malokun sali

  5. Alboz934 says:

    Ka bere gabim Edi Rama qe ka lobue ne menyre intensive (se asgje nuk eshte per faj te qeverise e vendit tone por eshte per faj te vete Europes se jane interesat shekullore qe kane me njeri tjetrin kunder njeri tjetrit pra vete shtetet e europes njeri i bie gozhdes tjetri patkojt) pra as vete Edi e asnje ministra mas te kishin lobu por duhet te rrinin nja 3 muaj pa dal jashte dhe pa e permendur hiç hapjen e negociatave . Atehere do te kishin thane tere shtetet e Europes qe pse shqiptaret nuk po kerkojne te hyne ne Europe diçka kane .atehere o burra ti fusim me qe nuk dashkan te hyjne sepse Europa vepron si femije A i keni vene vesh shume femijve te vegjel kur i thua hajde me henger buk te thote menjehere jo , por po i the guxo e hajde te hash buk menjehere vjen -pra eshte mania me bere te kunderten keshtu eshte edhe Europa .

  6. Janullatos arxidoglyftis says:

    Normale, kur akoma klani i Saliut & co vegjeton i lire ne kete vend, te gjatin kini per te mare nga evropi. Su beson njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje