Largimi o Julen Lopeteguit ishte si një rrufe në qiell të hapur për kombëtaren spanjolle. Vendimi i federatës nuk u prit edhe aq mirë nga disa prej lotjarve të La Rojas, kryesisht të atyre madrilenë.
Ardhja e Fernando Hierros ishte një zgjidhje emergjente. Spanja është përfaqësuesja e radhës që në këtë botëror pavarësisht yjeve që ka në skuadër nuk po arrin të shkëlqejë, madje edhe kualifikimi për në fazën me eleminim direkt erdhi mes drithërimave.
Ekipi shfaqet konfuz në lojë dhe shpesh përfshihet nga paniku. Përtej përpjekjeve maksimale nga ana e Iranit është e papranueshme dhe deri diku e pakonceptueshme që La Roja të vuajë përballë një kundërshtari modest.
Tiki-Taka e famshme nuk po shfaqet efikase. Ekipi prodhon volum loje, qarkullim i topit, por për të finalizuar haset shumë vështirsi. Mbrojtja gjithashtu ka filluar të fusë ujë.
Pesë gola të pësuar dhe vetëm 3 të shënuar. Bilanc i papranueshëm nëse do të shohim se konkurenti më i fortë në grupin B është Portugalia. 762 pasime të realizuara nga ana e Spanjës përballë Iranit 68% mbajtja e topit dhe në fund barazim në sekondat e fundit.
Iniesta nuk është më ai dikurshmi, mosha ka filluar të ndihet tek ai pavarësisht përpjekjeve të mëdha. David Silva gjithashtu nuk shfaqet efikas. De Gea nuk është i pakalueshëm, shumë gabime nga ana e gardianit të Manchester United, ndoshta ka ardhur momenti që i pazëvendësueshmi të qëndrojë në stol.
Pique dhe Ramos nuk kanë bashkëpunim mes tyre. I vetmi që mund të shpëtojë nga kritikat është Diego Costa. Braziliani me pasaportë spanjolle po mban gjallë skuadrën me golat e tij. Fernando Hierro duhet të gjejë sa më shpejt një zgjidhje, tiki-taka nuk është stili i tij.