VIDEO që tregon se te Argjentina ligjin e bën Messi, trajneri i merr leje për zëvendësimet që duhet të bëjë

27 Qershor 2018, 11:01Sport TEMA

Lionel Messi nuk e drejton Argjentinën vetëm në fushë, por dhe jashtë saj.

Është aluduar shpesh se ai ndikon në formacionin e Argjentinës dhe mbrëmja e djeshme e konfirmoi këtë gjë.

Ndërsa rezultati i ndeshjes Nigeri-Argjentinë ishte 1-1, trajneri Sampaoli është filmuar duke e pyetur Messi-n, nëse duhet të fusë në fushë Agueron.

“Pulga, Pulga, pongo al Kun?” (Plesht, Plesht, a të aktivizoj Kun?), dëgjohet t’i thotë Messi-t, trajneri Sampaoli, që i merr leje kështu yllit të ekipit për të bërë zëvendësimin.

Pas miratimit të Messi-t, Aguero është futur direkt në fushë.

Ka aludime se është pikërisht Messi, pengesa që në fushën e lojës Argjentina nuk aktivizon një tjetër yll, Paolo Dybala, që tek Juventusi shkëlqen, por tek Argjentina trajneri Sampaoli preferon lojtarë anonimë se Mezza dhe Pavon para tij.(TemA)

Sampaoli le pregunta a Messi si pone al Kun. Lloro. El DT es una caricatura. pic.twitter.com/V13oci3bla

— Charlie CARP (@CARP_CC) June 26, 2018

“¿Lo pongo al Kun?” pic.twitter.com/x6lMbEh0k0

— TyC Sports (@TyCSports) June 27, 2018

1 komente në “VIDEO që tregon se te Argjentina ligjin e bën Messi, trajneri i merr leje për zëvendësimet që duhet të bëjë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mardheniet trajner-lojtar titullar, jane shume te rendesishme,per ecurin e lojes.
    Takimet miqesore,ku Messin e kemi pare ne stol,u reflektuan ne rezultatet e Argjentines ne kete finale.
    Duhet pranuar se Argjentina ka sulmuesit me te mire ne kete finale,por rezultatet i ka befasuese,jo ne nivelin e pritshmerise.
    Deklarata e Roja,golshenuesit te dyte,ne takimin me Nigerine se “Per ne ,tani fillon Kupa e Botes” eshte e frikshme.
    Argjentina ka lluksin per te luajtur dhe me tre sulmues, reparti me i dobet i saj,eshte mesfusha.
    Nje trajner amator e ka te pamundur te drejtoj nje ekip me super profesionist !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje