Nga Arbana Xharra, TemA
Fitorja e Erdoganit nuk ishte aspak befasuese. Asnjë diktator i kohës së sotme, nuk pengon më zgjedhjet, përkundrazi, ata menaxhojnë ato deri në futjen në kontroll të të gjitha mekanizmave “legale demokratike” për të siguruar rezultatin. Në favor të vetin natyrisht. Kush mund të thotë që nesër po të mbahen zgjedhjet në Rusi, nuk do të fitonte Putini, apo në Korenë Veriore, Kim Jong saherë të organizohen ato?
Erdogani pasi burgosi mijëra oponentë politik, dënoi mbi 200 gazetarë, mbylli 180 media, detyroi, imponoi zgjedhje të parakohëshme sapo vërjeti se inflacioni nuk ndalet më dhe se shumë shpejtë turqit do të binden se me një diktator të tillë nuk ka investime, nuk ka eksport, import e as turizëm. Ose turizëm nga vilajetet e tij që janë edhe mu të varfra se pjesët rurale të Turqisë dhe miliona kurdët që jetojnë në kushte mizore. Ishte çasti i fundit për ta shpëtuar kokën.
Asnjë rëndësi tashmë nuk ka se cila parti, qoftë ajo AKP apo ndonjë tjetër merr shumicën apo jo. Parlamenti de facto është çkyçur nga çdo lloj pushteti, ashtu si më herët mediat dhe ushtria. Me ndryshimin e amandamenteve kushtetuese, Erdogan sot ka autoritetin absolut në vendimarrje, me një fuqi marramendëse ekzekutive. Ai vendosë për gjqytarët dhe prokurorët dhe secilin post të rëndësishëm në Turqi. Veprime këto që në politikologjinë e pangarkuar me neosmanizëm konsiderohen dikatoriale, parafashiste dhe që duhet izoluar si shtet. Jo vetëm Austria ka nisur këtë aksion me mbylljen e xhamive të drejtuara drejt nga Ankara, duke ia dëbuar edhe imamët zyrtar të Erdoganit. Holanda, Gjermania dhe plotë shtete perëndimore ia ndaluan tubimet elektorale. Pse vallë?
Turqit dogjen edhe revista franceze qe pershkruanin me fakte diktaturën prosheriateske më të re në Bosfor. Bota perëndimore, por jo vetëm, distancohet nga Sulltani me aspirata të mëdha perandorake e me më shumë se 70% të vendit të zhytur në mjerim, varfëri, analfabetizëm dhe jo pak prej tyre në burgjet kazamateske – për nga nami krahasohen me gulaget – lartë e poshtë Anadollit.
Në hartën shqiptare mbështetësit e tij të flaktë përbëhen nga dy kategori njerëzish, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni: nga ata që përfituan e zhvatin edhe sot financiarisht dhe të tjerë, të cilëve nëpërmjet ideologjisë fetare ua ka fut në tro gjoja se ky të jetë Kalifi i kësaj kohe, avokati i vetëm dhe shpëtuesi i Islamit. Për ta arritur këtë ndikim me para dhe trushpëlarje Erdogan investon (në vendet sllave miliarda e në viset shqiptare me tepër ideologji dhe kulte për doktrinën e tij) shuma
e mjete që shkojnë poashtu në dëm të vendit të tij dhe gjenerojnë edhe më shumë inflacion – çka nga ana tjetër shkurton sundimin e tij pa dyshim.
Të kthehemi tek hallet tona.
Në 10 vitet e fundit, Erdogani ka pasur ambient të përsosur të zhvillojë agjendën e tij në këto shtete, në krye të së cilave ishin dhe janë politikanë që i dhanë asetet kryesore kompanive të tij -në Turqi kjo quhet ryshfet dhe është legal, por jo në shtetet shqiptare ku ajo ç’bënin politikanët shqiptarët është: Korrupsion!
Këta dhe fëmijët e tyre sot ishin të parët që uruan përzjarrshëm fitoren e Diktatorit të Ankarasë – siç e quajnë tashmë gjitha media e botës, asaj pjese që nuk hanë ose nuk ka frikë prej tij. Kemi edhe ministra që puthin dorën e ambasadores së Turqisë – dihen me emra dhe adresë ata që falë bashkëpunimit me firma e ambasadën turke janë bërë jo vetëm milionerë, por edhe ministra, ngase kanë pare, me të cilat i blejnë ata që janë tashmë moti në politikë. Kjo është hallka e kriminalizimit të pushtetit, depërtimit të Turqisë – dhe jo vetëm – në aortën e instancave vendimmarrëse shqiptare.
Erdogani përdori atë që besonte nga historia osmane: se popujt e Ballkanit i nuk i nënshtrohet lehtë zotave, parave, mirëpo i nënshtrohen pa u fishkëlluar dy herë. Kjo ndodhi dhe ndodhë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e gjetiu. Ekzaltimi i shqiptarëve nuk çudit kënd, sepse këtë e çdokush tashmë e di – e jo vetëm ne që alarmojmë tash e më tepër se 5 vite – se Erdogani ka më shumë ushtri në trevat shqiptare se sa shtetet përkatëse.
Reagimet e politikës, grupeve, fetarëve duke uruar si në dasmë një autokrat që mbyll gazeta, media, shkrimtarë, gra, fëmijë dhe mësues, duke uruar një tiran që ndalon gjuhët e popullit më të madh në vendin e tij siç janë kurdët; a nuk është ajo që shkruaj unë tash e sa vite, shkrime të cilat ambasadorja turke përpiqen me ndërskamca, intriga, duke futur nën kontroll pronarë gazetash që të mi ndalojë?
As reagimet e gazetarëve proerdoganistë nëpër shumë media të Kosovës e të mos flas për ato të Maqedonisë nuk befasojnë kënd – e mua më së paku. Dorën në zemër se megjithatë kam çaste shtangieje, sidomos ku shikojë ish-kolegë e kolege të mi dhe pyetem: Si ka mundësi që sot një gazetar ta adhurojë Erdoganin i cili po mban në burgje 17 mijë nëna me 800 fëmijë? Si ka mundësi që asnjë media nuk pat guximin të dal më një shkrim e të demantojë politikanët që i thonë vëlla Erdoganit? Ti tregojnë se ne nuk ndajmë kulturë të përbashkët me turqit – asnjëri, asnjë zë. Mendojnë gjithë tashmë njëjtë?
E vërteta është ndryshe megjithatë e thanë apo jo shumicat sot të heshtura: Jemi ndryshe – shqiptarë. Histori të përbashkët po, kemi: si popull trashëgues i perandorisë osmane merrni barrën mbi supe për krimet, pushtimin dhe kulturocidin ndaj qenies, gjuhës dhe kulturës shqiptare që e keni ushtruar për pesë shekuj mbi ne. Kështu na mësojnë faktet dhe historiografitë e shumta përveç asaj turkes, neoosmanes që Erdogani po bën përpjekje të na imponoi.
Kur ka qenë shkrimi i fundit që keni lexuar për milionat e Erdoganit në xhami, dhe projekte që kanë synim turqëzimin dhe ndikimin që edhe ne të kthehemi në sisteme autokratike, siç e praktikojnë Turqi. Si ka mundësi që askush nuk i sqaron opinionin tonë se Erdogani ka aleance të fortë me Rusinë dhe partneritet me Serbinë? Si ka mundësi që të gjithë këta që e dashurojnë Erdoganin nuk na ofruan asnjë fakt të na bindin edhe ne që jemi kundër se nuk paskemi të drejtë. Jo me sharje, fyerje, linçime por ja dilni dhe zhbëni faktet që i sjell unë apo tjerët? Mediat i apostrofoj e nuk i bëj apel çdo agjenti inferior të Erdoganit që lëvrit xhamive e mediave e që dihet se paguhet nga Dianeti apo Mit-i turk. Kush tregon se cila e qe ajo e mirë që Erdogani bëri për shqiptarët, përjashto miliona që ka ndarë me politikanët pas privatizimit të aseteve si KEK, Aeroport e të tjera në Maqedoni dhe Shqipëri.
Ju mund të pyesni si ka mundësi që një numër kaq i madh i “intelektualeve” po i përkulën një diktatori të një shteti që shtrydh 3 milion shqiptar brenda vendit të vet, një që shfrytëzon shtetet tona të varfëra për agjenda të tij personale për të shantazhuar Evropën? Pyeteni dhe natyrisht nuk doni të dëgjoni përgjigjen se ju qorton shefi i partisë, shefi i firmës apo hoxha në xhami. Çka kur do ikë Erdogani? Çka kur Erdogani të asistojë Serbinë karshi Republikës së Kosovës, të cilën ajo pareshturi e konsideron të dështuar saherë flet për çështjen kurde? Do të thoni; ani se baba e kemi, i mirë i keq kalifi ynë?
E dimë se një ditë do të pendoheni për këtë prostituim madje edhe të identitetit për pare, se për fe nuk iu beson kush se mund të jeni më arab se arabët, ku edhe lindi Islami dhe ku janë Meka e Medina. Atëherë mirëpo treni drejt progresit do të iu ketë ikur edhe njëherë mirë, si përherë në histori.
Moj ti Xharra , si qe ajo puna kur te dhunuan tek porta e shtepise, se mbyte dynjane ne media diten e pare….pse nuk flet kush ishte dhunuesi dhe pse te dhunoi?
Sa per zgjedhjen e Erdoganit…zgjedhjet ishin super te drejta…i certifikoi e gjithe bota pa asnje kritike. Krahasimi yt eshte medioker, a e dini ju zonjushe e lindur zonje, se te satin mandat ka Merkel? Kjo nuk e ben ate diktatore oj zhenje …
Ik o JENICERE e GYLENIT se nuk ta vare Erdogani ty..mize kali…
Gen antishqiptar…cfare lidhjesh ka familja jote me stukturat serbe qe ne kohen e ish jugosllavise….ikni o skorie anti shqiptare te shitur per 5 aspra turke dhe 5 pare serbe.
Mike e gezofsh erdokarin
O Mike,
Shan si albak ordier nje femer duke e quajtuar anti shqiptare dhe e akuzon per te shitur per Aspra Turke duke mbrojtur Erdoganin. Une e kuptoj qe Turqia njesoj si Rusia pagon per te bere propagande thuaj atij kontrollorit Turk se duhet te pagohe me mire per propagande me te holle
Mike,ti je nje sperme serbo-greke e mbetur gjate invazionit te ushtrise serbe ne Shqiperi,pas LPB.Ti qe mbrone diktatoret je pjelle lopesh e Haxhi Qamilit, ndoshta edhe simpatizant i ISIS-it.Edhe komentuesja Zana i perkete keti llomi spermash.
Keta soje kafshesh dhe besimtare primitiv,sulmuan fizikisht heroinen Arbana,pas nje opinioni te saje ne nje tv shqiptare.Turp per drejtesine kosovare dhe ata prokurore dhe gjygjetare kosovare qe nuk zbuluan kriminelet e besimit primitiv qe sulmuan gazetaren me te guximshme te Dardaniae,ne kryeqytetin e Kosoves,Prishtine.Kjo ndodhi kur gazetarja e guximshme demaskoi terroristet islamist dhe te tjere ne tv shqiptare.
E qartë dhe e kthjellët si gjithmonë. Një femër që ia kalon edhe burrave në thënien e të vërtetave. Të lumtë pena, Albana!
Shume mire. Te lutem me dergo adresen te te postoje librin tim te fundit “Ku po e con Erdogani Turqine ”
Hajro Limaj
Ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise
Car diktatori po thua moj injorante. Erdogani e uruan per fitore si BE si Amerika. Debile femer.
Aldo , urimet i perkasin etikes diplomatike nqs e ke idene cfare thuhet.
BOTA SHQIPO NE BALLKAN KA MANGESIRA E DOBICA POR KA EDHE SHQIPONJA QE I MBYTIN GJARPERIJT DUKE HEDHUR VALLE SI ALBANA XHARRA E BRIZILDA GJIKONDI. TI MBROJ ZOTI NGA ZVARANIKET E DOBICAT.
Komplimente, shkrim i mrekullueshem. Per mua je gazetarja me e mire. Urime.
Fakti qe “gazetarja” nuk thote asnje fjale per grushtin e shtetit
kunder nje qeverie te zgjedhur demokratikisht,demostron qarte
cekesine,anesine dhe paragjykimin ndaj erdoganit.
Mos eshte edhe kjo vegel e komplotisteve ?
Pushteti merret me zgjedhje,jo me demostrada,cadra apo vrasje.
Bravo Arbana, meriton vetem respekt per paperkuljen tende! Je nje shembull per tu ndjekur nga te gjithe!
Cdo gje ke thene! E tepert te komentosh. Turqia dhe Erdogani po sjellin vetem injorance dhe shkaterrim te identitetit shqipetar. Duhet menjanuar prej tij pa qene vone.
Kjo e “ashtuquajtura” gazetare eshte nje super idiote, nje injorante qe e rreh burri dhe ben sikur e rrahin per shkak te profesionit… Talenti i saj i vetem eshte viktimizimi dhe me kete ka arritur te beje buje deri me sot. Fati i saj i madh eshte qe jeton ne nje vend pas lufte si Kosova ku ne ditet e sotme te vleresojne vetem se je dhe femer dhe ne pune.
Nga ana profesionale ti thuash mediokre eshte kompliment, gazetare qe shkruan 1 shkrim ne 5 vite dhe pjesen tjeter te kohes e kalon ne media sociale duke postuar selfies. Ah te mos harroj arritjen e saj te fundit qe ka kritikuar grimieren Sellma….
Turp per Kosoven qe perfaqesohet nga njerez te tille dhe turp sidomos per femrat ne Kosove qe kjo vetequhet intelektuHale.
Sa shume idiote qe ka ky popull, sa shume tradhetare injorante kemi!! Shihen nga komentet e mesiperme !! Vazhdo Albana je krenari intelektuale e vertete pa kompromis !! Te lumte!!
Ti si di as emrin o ditezi nderkohe ne te tjeret e njohim pak me mire e prej vitesh madje, e dime cfare parazite eshte.
Shkrim idiot dhe medioker nga nje ushtare e gylenit.
shko haj qofte tani
Ne fakt , eshte per tu cuditur nje tifozllek shqiptar ndaj nje personaliteti politik te nje vendi te huaj, e aq me cuditese kur paraaedhesit e tij jane ish uzurpatoret tane peseqnd vjecare dhe jo pak.
Shumica festueseve te fitores Erdogan ishin te rinj Prizerenas , qyteti i krenarise kombetare shqiptare per mevetesimin e trojeve shqiptare po nga keta turq qe keta te rinj i simpatizojne dhe i brohorasin per fitore.
Te ish futboll nuk ka ndonje gje se edhe gjermanet na kane luftuar, por , fitorja e nje lideri paksa paradoksale .
E megjithate z Xhara mire bejne “politikisht”tifozllek sepse jemi ne zemer te Evropes plake dhe jemi brenda gardhit tone .
Sa per fe , shqipot i nderrojne sikunder nderrojne xhaketat prandaj mos te merzitemi shume . Por mua me shqeteson fakti se kadale nje fare “teollogu filozof”qe vjell vrer natishqiptar deri edhe i ben shqiptaret e trevave te Kosoves e Maqedonise turq ata qe dine turqisht dhe serbe ata qe dine serbisht.Ky eshte kriminel i lindur i blere dhe i shitur,sepse per ne shqiptaret mesimi i gjuheve te dyte e te treta eshte gjeja me kollajte.
Ndaj dhe do te thosha , vdekje tradhetareve te shqiptarizmes!
Google translate me te vertete qe ben mrekullira. Nje paragraf i rruajtur ketej e nje paragraf i marre andej, dhe u be kjo pune…. Zonja gazetare, pershkrimi juaj me realitetin turk eshte aq bias e inobjektiv sa qe edhe oponentet me te ashper te Erdoganit nuk do e merrnin kete shkrim seriozisht. Fakti qe i biri botes vazhdon te fitoje zgjedhje pas zgjedhje nuk lidhet me ate qe ti e quan diktat. Ne te kundert, turqit vlersojne se ku vendi i tyre ishte para 15 vitesh dhe ku eshte sot. Natyrisht, ekonomia ka problemet e veta, po ku ishte ekonomia amerikane ne 2008-n? Ku ishte ajo franceze e italiane dhe ku eshte ajo e Greqıse sot me nje tkurrje prej 20%? Nderkohe ekonomia turke vetem ne çerekun e trete te 2017 u rrit me 11% – gjithmone ketu nen guiden e partise ne fuqi. Pastaj, per cfare “fuqi marramendese ekzekutive” behet fjale. A nuk po ben Trumpi me ngritjen kampeve te segregimi per latinet si ne 60-n per african-americans ate qe ne cdo vend europian sot do quhej jo vetem skandaloze e anti-demokratike por kryekeput diktatoriale? A nuk po perdor lideri i botes demokratike fuqine e tij ekzekutive te dhene nga kushtetuta per te anashkaluar kongresin dhe senatin amerikan ne vendim-marrje? Pse nuk ju dalin juve demokrateve te flakte bulçit per ta quajtur kete akt per ate qe eshte?
Tjetra, eshte e vertete qe ka biznese turke ne Shqiperi qe perfitojne nga lidhja qe mund te kene me qeverine, po ama edhe oil – bankers qe nuk eshte kompani turke te njejten gje ben, apo jo? Me thuaj nje vend, qofte Amerika, Rusia, Greqia apo Serbia qe nuk eshte munduar dhe ja kane dale te futen ne aorten e instancave vendimarrese te qeverise shqiptare. Perseri ketu, ku eshte indinjimi juaj rreth ketij fakti. Flisni me objektivitet dhe shkruani artikuj te bazuar ne fakte dhe jo ne funksion axhendash se pastaj beheni karagjoz.
Tema, postoni komentetet. Koha censures Enveriane mori fund ne 1990.
Arbana eshte nje grua e zgjuar dhe guzimtare, por se fundi eshte duke bere shume ptopogande anti-turke. Eshte e dobishme qe me mire te merremi me “shtepine” tone se sa me ate te komshiut. E thene ndryshe, le ti leme turqit apo te tjere popuj qe ti zgjidhin vete hallet e tyre dhe ne te merremi me zgjidhjen e problemeve tona. Ne jemi nje popull I vogel e pa peshe ne arenen nderkombetare, per kete eshte me mire te bejme miq se sa armiq. Persa kohe qe Erdogani apo te tjere udheheqes “diktatore” mbajne anen tone, ne nuk kemi se perse ti kritikojme neper gazeta e portale.
Erdogan ti more burre–me ti rrjep shtate lekure–ATA TURK nuk behesh kurre!
Je e mirepritur ne faqet e shtypit te shkruar!
Erdoganit ju ka fiksuar se do te behet si Ata Turku,I shkreti -sheh endera me sy hapur!