Armand Shkullaku: Festa e Ramës, si dasëm pa nuse

28 Qershor 2018, 18:20Blog TEMA

Nga Armand Shkullaku

Qeveria shqiptare nuk kishte asnjë arsye të vetme të thërriste fitore pas vendimit të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg. Sigurisht, pas një beteje deri në momentet e fundit të ministrit të Jashtëm, Bushati, falë edhe mbështetjes gjermane, ajo ia doli të shmangë një vendim zyrtar të refuzimit të hapjes së negociatave dhe mbi të gjitha të sigurojë që në këtë proces Shqipëria të mos shkojë e ndarë nga fqinji i saj lindor, Maqedonia. Por vetëm kaq.

Kjo zgjidhje kompromisi ishte një korridor frymëmarrje për qeverinë, por kurrsesi një fitore për Shqipërinë. Për kryeministrin shqiptar, hapja e negociatave këtë qershor ishte një “çështje për jetë a vdekje” dhe në skenarin e tij më të keq, ai kishte vënë bast se në mos këtë verë, në fund të vitit 2018, vendi do të siguronte miratimin e rekomandimit të Komisionit Europian dhe do të kishte një datë për çeljen e bisedimeve për kapitujt e anëtarësimit. Vendimi tashmë është shtyrë edhe për një vit, rekomandimi i Komisionit për hapjen pa kushte të negociatave nuk u votua dhe në qershorin e ardhshëm do të ketë një tjetër raport për të vlerësuar progresin e Shqipërisë në 13 pika. Ky raport do t’i nënshtrohet miratimit nga parlamentet e vendeve anëtare dhe mbështetjes nga Këshilli Europian dhe më pas do të vijohet nga konferenca e parë ndërqeveritare, që nëse gjithçka shkon në rregull, parashikohet të mbahet në dhjetor të vitit 2019.

Me pak fjalë, Shqipëria ka evituar një mbetje në klasë, por ka arritur të sigurojë një tjetër “provim në vjeshtë” për të mos e humbur përfundimisht provimin. Kjo nuk mund të jetë një fitore, por thjesht një mundësi për t’u përgatitur më mirë për provën e qershorit 2019. Vendi ka humbur të paktën dhe një vit në procesin e integrimit, rekomandimi pa kushte i Komisionit ka rënë, një tjetër raport duhet të hartohet për të verifikuar progresin e 1- vjeçarit të ardhshëm dhe, mbi të gjitha, 5 prioritetet kryesore janë shndërruar në 13 kushte, verifikimi i të cilave do të bëhet jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga parlamentet e vendeve anëtare.

Kryeminstri Edi Rama mund t’i shmangte tonet triumfaliste, të paktën në respekt të shqiptarëve, të cilëve u kishte garantuar se këtë qershor (maksimalisht këtë dhjetor) ai dhe qeveria e tij do të merrnin hapjen e negociatave, madje dhe një datë për nisjen e shqyrtimit të kapitujve për anëtarësim, ashtu si fqinjët serbë e malazezë. Shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave, qoftë edhe për një vit, nuk mund të përkthehet si triumf. Maksimalisht do të duhej të lexohej si një mbështetje inkurajuese për ecurinë e Shqipërisë. Kaq. Pjesa tjetër është një sërë detyrash që qeveria duhet të angazhohet me kokën ulur për t’i realizuar.

Tejkalimi i masës, për ta përcjellë vendimin për të mos marrë vendim të Këshillit Europian, si një sukses të qeverisë dhe dështim të opozitës “antikombëtare”, e çon në kufinj qesharakë përpjekjen e shqiptarëve për të qenë pjesë e BE. Nga një sfidë serioze, ajo shndërrohet në një komedi lokale, ku kryeministri hedh valle i vetëm në gojën e ujkut dhe ia del si fanar ndriçues të mposhtë armiqtë e brendshëm dhe ata të jashtëm. Njerëzit normalë presin përgjigje konkrete se kur të do të ngrihen organet e pavarura të hetimit si SPAK dhe BKH, kur do të ketë vendi insititucionet e garantimit të reformës në drejtësi, kur do të funksionojë Gjykata Kushtetuese dhe kur do të përfundojë vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët. Ata, ashtu si dhe BE, duan të shohin zyrtarë të lartë përpara një drejtësie të pavarur, duan angazhim proaktiv në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Një ekonomi jo të komanduar nga interesat korruptive dhe një shoqëri më të drejtë, që nuk i detyron të lënë vendin për të kërkuar azil në dyert e BE.

Marrja e përgjegjësive për këto sfida do të ishte përgjigjia më e mirë që kryeministri mund t’u jepte shqiptarëve dhe reagimi dinjitoz ndaj vendimit të Këshillit Europian. Një modesti që do duhej të fliste me punë dhe jo me përrallat e heronjve që paskan marrë mbi shpinë fatet e kombit dhe përballen me armiqtë esadistë, mediat e zeza, qarqet antishqiptare, e përralla të tjera. Edi Rama nuk korri një fitore, por siguroi një mundësi më shumë për t’u marrë në provim qershorin e ardhshëm. Deri atëherë duhet të ulë kokën se ka shumë për të bërë. Ndodhet pikërisht në momentin kur nuk duhen fjalë por vepra. Dhe në këtë drejtim, meqë nuk shkëlqen, të paktën të heshtë deri në provimin e radhës. Po ia doli, pavarësisht vonesave, triumfi i tij do të jetë edhe triumf i shqiptarëve. Por sot, festa e tij është pakuptim. Po bën dasëm pa marrë akoma nusen.(Lapsi.al)

11 komente në “Armand Shkullaku: Festa e Ramës, si dasëm pa nuse”

  1. saliu says:

    Ik ore goxille e ndyre. Fundi kazanit.

  2. Alidemsi prej Shkoze says:

    Shko mer taleban,vella i Mulla Omarit.Cehre dem beli …….

  3. lapsi says:

    O Shkullak mprefe lapsin me mire se si analist si hiqesh nuk ke thene ndonje gje te re dhe dukesh se je analist i politizuar.

  4. saliu says:

    HA MUT SE TE ZBUT o Shkullak.

  5. Albanistan says:

    Shkullaku,
    Shume i sakte.
    Nuk ndryshon shume kjo “fitore” ,nga “fitorja” e ekipit kombetar ne kampionatin Europian. Nje” fitore” qe cuditi boten kur u festua nga strukturat qeveritare. Edhe kjo,po cudit ne perendim….Ketu thuhet neper gazeta:Edhe kesaj here Shqiperia jashte Europes…
    Mos u shqeteso per komentet e mesiperme dhe te mundeshmet me poshte, tifozet jane e keqja me e madhe e ketij vendi,
    Tifozet kane hipotekuar jeten e femijeve te Rama apo te Basha.

  6. Cuku says:

    Doli dhe ky koqja e gomarit,,,,
    Cingija e Saliut
    Lepires bythe profesionist,,,,

  7. MERO BAZE JA LEPI QIMET E BYTHES PETRIT VASILIT says:

    MERO BAZE ja LEPI QIMET BYTHES ARMANDO SHKULLAKUT

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Me ne fund, Shkullak, nje komentues ta mbeshteti…

  9. MERO GELBAZA BAZE JA LEPI QIMET E BYTHES BLEDI MANES says:

    KY MERO BAZE BYTHQIRI PO KA DESHIRE ME JA LEPI QIMET E BYTHES PETRIT VASILIT

  10. Lee lee says:

    Rama ka nje te mire o Armand loz tekpull.Loz pingpong me me 1 pasqyre te madhe perpara. Dhe pasqyra asnjehere shumbet se vetem kthen topat qe Rama gjuan.Kamerat marrin Ramen e pasqyres dhe populi ne kembe nga ngazellimi per kete lojtar te madh.Ky popull e merr comandanten si pike referimi akoma ne lidhje me PD ..Dhe Rama si PD humbet gjithmone nga Rama i pasqyres PS..Dhe 5 veta si ty qe u thoni njerzve ….ej eshte iluzion….Kazan ..ishitur ..tradhetar..vk o shoku

  11. Lee lee says:

    Dhe 2 rrjeshta Shkullak dhe mbarova.Shif tere skenarine e teatrit.MADE IN COMANDANTE nga fillini ne fund .Eshte i papare e beri prape per here te 2 Veliajn kryetare bashkie ups…sorry kryetar bashkie.Se loz tekpull .Se kullat do behem aty dhe mbaroi filmi.DATA E BISEDIMIT PER TE BISEDUAR PER DATEN E NEGOCIATAVE ESHTE PAS1 VITI
    Cmenduri o shoku .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje