"Sitë" për koncesionin e Rinasit: Konsulente qeveria

28 Qershor 2018, 16:34Ekonomia TEMA

Kontrata koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do të jetë subjekt i rishikimit ekonomik nga ana e një subjekti të pavarur.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka hapur ditën e enjte procedurat për gjetjen e një operatori që do të kryejë vlerësimin e pozicionit ekonomik të koncesionarit të aeroportit.

Periudha e rishikimit do të prekë të gjithë kohëzgjatjen e kontratës, që nga viti 2004 deri në vitin 2017, për të cilën do të kryhet edhe analiza e pasqyrave financiare të TIA.

Raporti do të hartohet brenda 40 ditëve pas lidhjes së kontratës me kontraktuesin dhe do të evidentojë nëse ka një disbalancë nga kontrata koncesionare dhe do të japë rekomandimet për të rikthyer ekuilibrin ekonomik.

Në sitën e ekipit të ekspertëve që do të bëjnë vlerësimin do të vihen, krahas rezultateve financiare, edhe investimet dhe ndryshimet në kapitalin e koncesionarit të aeroportit, por edhe tarifat e aplikuara në krahasim me aeroportet e tjera në rajon.

Ky shërbim i pavarur i rivlerësimit të kontratës pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 29.5 milionë lekë dhe është kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.(scan)

1 komente në ““Sitë” për koncesionin e Rinasit: Konsulente qeveria”

  1. Lili says:

    Percka kerkohet kjo e harxhohen kot paret?nuk ka force shteti me ju thane mjaft koncesioni ishte e eshte ende sot nje vjedhje e paster te qytetareve shqiptare,me bekimin e qeverise…
    Vetem nje nen mjafton qe kete marreveshje te behet nulle e non avenue,ajo e monopilit,qe eshte ne kundershtim me gjithe ligjet evropiane…e kjo mjafto ne cdo juridiktion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje