Këshilli i Ministrave ka vendosur t’i akordojë bonusin prej 8.5% shoqërisë “A.N.K.”, e cila ka kryer studimin e fizibilitetit për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren.
Ky bonus do t’i japë një avantazh kësaj kompanie në garën që do të hapet për “Projektimin, ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren”. Procedurat e tenderit me koncesion PPP pritet të nisin deri në muajin Shtator.
Aksi i propozuar shtrihet përgjatë rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës, nëpërmjet një tuneli 850 metra të gjatë, raporton SCAN.
Segmenti i mësipërm do të jetë pjesë e projektit “1 miliardë”, ndërkohë që ka qenë një propozim i pakërkuar, ai nga ana e shoqërisë që ka fituar edhe bonusin.
Rruga e re do të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A, me një gjatësi rreth 18 km, me 6 korsi nga të cilat dy janë të emergjencës, rrugët sekondare ndërlidhëse, me gjatësi rreth 9.5 km. Ky investim pritet t’i japë një zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimin me Shëngjinin si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në superstradën Shkodër –Tiranë.(SCAN)
vjedhje pakufi quhen keto. te gjitha paguhen nga buxheti shtetit
As mos e bëni gabimin me tenderu këtë rrugë pa kryer PROÇEDURAT :
1. Miratimin e Projektit Fitues , i dalë nga konkurimi dhe ballafaqimi i të paktën 4 projekteve , ndën drejtimin e komisionit ad-hoc vetëm me specialista e asnjë politikan dhe përfaqësues e drejtues të lartë të administratës .
2. Vlerësimi i VLERES së gjithë trasesë , bashkë me pjesët anekseve përkatëse , sipas vlerës së tregut dhe rregullave e ligjeve në fuqi .
Ky vlerësim duhet të ketë marrë MIRATIMIN , NENSHKRIMIN dhe GARANCINE e të gjithë organeve të pushtetit vendor në vendet ku kalon .
Kjo vleftë do jetë pjesë integrale dhe e pa diskutueshme në vleftën e përgjithshme të projektit .
3. Të zhvillohet tenderi pë përcaktimin e SUPRVIZORIT , me pjesmarrjen e të paktën 4-5 kompanive apo organizmave të specializuara dhe licensuara për këtë punë .
Tenderi pë përcaktimin e SUPERVIZORIT fitues , duhet të zhvillohet në mënyrë korrekte , i hapur dhe pa asnjë kufizim , apo përkrahje të njëanëshme . SUPERVIZORET pjesmarrës në tender , duhet të disponojnë paraprakisht dokumentacionin e plotë teknik të projektit , kushtet e lëvrimeve të fondeve dhe garancinë shtetërore për PLOTFUQISHMERINE e SUPERVIZORIT ndaj operimit me këto fonde .
Po ashtu , në proçesin e tenderimit për SUPERVIZORIN , duhet t’i përcaktohen me detyrim kushtet që i kërkohen dhe sa ofron pjesmarrësi për vendosjen e Garancisë Pasurore dhe asaj Ligjore për marrjen përsipër të kësaj detyre . Supervizorët , kanë plotësisht
të drejtë ligjore për të bërë vërejtje dhe sugjerime karshi projektit dhe kushteve të realizimit të detyrës e janë të detyruar t’i paraqesin ato gjatë konkurimit .
4. Faza e fundit – Tenderi i hapur kombëtar , apo ndërkombëtar , ndën drejtimin e Komisionit , por detyrimisht me pjesmarrjen e SUPERVIZORIT , me të drejtën e votës më të fortë se të kujtdo në procesin e tenderimit .
Pjesmarrësit nuk duhet të kenë asnjë kufizim dha absolutisht asnjë përkrahje paraprake apo avantazh bonusi .
Nëse nuk zbatohen këto kushte dhe liri pjesmarrje e veprimi , tenderi është i komprometuar që në fillim dhe vjen erë korrupsioni dhe abuzimi .
Pikë shumë e fortë me PENALITETE dhe BONUSE në fitimin e tenderit duhet të jenë AFATI si dhe gjobat marramendëse për shkeljen e
tyre për ç’do javë , e bonuset jo të vogla për realizimin për ç’do ditë para afatit
5. Dikasteri përkatës , mbasi tërheq të gjithë dokumentacionin e plotë përkatës të dalë nga tenderi , bën llogaritjet dhe përcakton fondin
TOTAL , e të detajuar për gjithë investimin sipas projektit të miratuar ( Toka , Supervizori , Projekti ) .
Kur të sigurojë nga qeveria apo organizma të tjerë financues të fondit të plotë , ta depozitojë atë të ndarë në një Bankë të nivelit të dytë bashkë me autorizimin përkatës të të drejtës së SUPERVIZORIT për të lëshuar Urdhëra Pagese karshi të tjerëve nga këto fonde .
SUPRVIZORI , mbi bazën e vlerësimit të komplet truallit të trasesë dhe të nënshkruar e vulosur nga organet Vendore , urdhëron e fillon menjëherë çeljen dhe lëvrimin e fondeve karshi këtyre Organeve dhe ndjek me përgjegjësi ligjore realizimin e shpërblimeve të vlerësuara e përcaktuara për seicilin pronar deri më një . Kjo proçedurë quhet e përmbyllur vetëm në rastin kur nuk ka mbetur pa u paguar as edhe një metër katror tokë që i nevoitet trasesë sëbashku me anekset si dhe është kryer veprimi përkatës në Hipoteka dhe Kadastër të shndrrimit të këtij aseti në TOTAL , nga toka me pronarë të ndryshëm në TOKE PUBLIKE , me pronar Shtetin Shqiptar .
Të gjitha këto veprime , i bëhen të njohura ( me dokumenta të plota e të hollësishme ) edhe organeve përkatëse Vendore dhe të ruajtjes së Rendit e Pronës ( Policisë së Shtetit ) , të cilëve me ligj i është ngarkuar detyra e ruajtjes së rendit e të pronës , dhe duhet të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemeve që mund të shkaktojë ndonjë e kushdo për të penguar sadopak realizimin e investimit .
Organet Vendore , detyrimisht duhet ta marrin me shkrim nga seicili pronar deklarimin se janë likujduar plotësisht nga shteti për truallin pjesë e tyre si dhe që nuk kanë më asnjë pretendim karshi saj . Pas kësaj edhe Organet Vendore do t’i deklarojnë me shkrim SUPERVIZORIT , se ç’do gjë është përfunduar sipas përcaktimit e vlerësimit dhe ato si organe i kanë të dokumentuara ato , por edhe kanë e marrin përgjegjësinë , për të mos u cënuar aspak dhe asnjeri gjatë punës për ndërtimin e veprës .
6. Supervizori , mbas realizimit të veprimeve e detyrimeve të këtij stadi , paraqet pranë investitorit raportin përkatës për mundësinë dhe kushtet e fillimit të punimeve . Po ashtu ai detyrimisht , sipas kontratës merr shpërblimin për kryerjen e punës deri në atë moment , pavarësisht se investitori mund të jetë gati apo jo për të filluar .
7. Nëse investitori është dakort me raportin e Supervizorit , dhe është gati me fondet totale për të filluar punë , vetëm në këtë moment thërret Përfaqësuesit e Firmës Fituese për nënshkrimin e Kontratës Përfundimtare për realizimin konkret të Investimit , si dhe fillimit të punimeve . Kontrata do kontrollohet , miratohet dhe nënshkruhet detyrimisht edhe nga SUPERVIZORI , si GARANTI PASUROR e LIGJOR i realizimit të saj sipas gjithë kërkesave teknike bazuar në projektin e miratuar dhe në zbatim të afateve . Kontrata duhet të përmbajë edhe detyrimin dhe garancinë ligjore të tij karshi Firmës Zbatuese për egzistencën disponibël të të gjithë fondit përkatës dhe të drejtës e detyrimit të SUPERVIZORIT për Urdhërat e Likujdimit sipas përcaktimeve në Kontratë .
8. Dikasteri apo institucioni INVESTUES ka detyrim ligjor me siguru fondet , por gjithashtu edhe të drejtën LIGJORE absolute e të pamohueshme t’i kërkojë në ç’do kohë llogari dhe informacion SUPERVIZORIT për ecurinë e punimeve në përputhje me kontratën .
Që këtu kuptohet qartë dhe pa asnjë ekuivok Rëndësia dhe Përgjegjësia e madhe me garanci Pasurore e Ligjore e supervizorit dhe pa mundësia e ndërhyrjeve nga investuesi në mos pasje qasje për mos realizimin apo ndryshimin edhe ma të vogël të ç’do gjëje të përfshirë në kontratë .
KONTRATA ME SUPERVIZORIN do ketë të sanksionuar me garanci pasurore e ligjore sidomos garancinë teknike e sidomos cilësore me afate të standarteve të njohura të veprës . Kjo GARANCI e vënë nga Supervizori nuk mund të kthehet kurrsesi mbrapsht pa e pagu
vetë e pa hy në burg urdhëruesi .
Ka dhe më , por besoj del e qartë , se nuk mund të veprojë halldupshe , partizonçe , pa RREGULL e përgjegjësi me paret e POPULLIT , kushdo qoftë ai , madje edhe ministër e kryeministër .
Punët janë të ndame , prandaj dhe fjalët e premtimet duhen mbajtur sipas RREGULLIT e jo dëshirave e fushatave .
Spartak VERDHA
O mjere kush do kaloje ne ate rruge te projektuar nga nje studio mizerabel qe prodhon projekte skandaloze te kopjuara copa copa nga projekte te tjera.