Kush janë 10 shqiptarët që zotërojnë 500 milionë euro kursime në banka!

29 Qershor 2018, 08:24Ekonomia TEMA

Të dhjetë klientët më të mëdhenj kanë ulur ekspozimin e tyre në kursimet bankare, por gjithsesi në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 500 milionë euro kursime ne sistem.

Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare në Bankën e Shqipërisë raportoi se fundmi se depozitat në sistemin bankar arritën në fund të vitit 2017 në 1.16 trilion lekë me një rritje vjetore prej 0.74%, krahasuar me një vit më parë.

Në dhjetor 2017, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotëronin 5.46% të totalit të depozitave të sistemit bankar me mbi 65 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro, kundrejt 6.16% që zinin në dhjetor 2016.

Banka verën se e njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me peshë prej 83.24% të totalit të depozitave, por me një rënie rreth 0.19 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Ekspertiza e bankës shpjegon se kjo sjellje vjen si pasojë e kombinimit të efekteve të ecurisë së normave të interesit të tregut me faktorë të jashtëm. Gjatë këtij viti, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 3.27% dhe 0.46%).

Depozitat e sistemit janë rritur me rreth 8,5 miliardë lekë këtë vit, përkundrejt rritjes me rreth 59 miliardë lekë, në vitin 2016.

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 80.41% (82.27% në dhjetor 2016) të totalit të pasivit.

Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë lehtësisht në 47.08%, nga 47.2% në dhjetor 2016.

Struktura e maturitetit është zhvendosur në drejtim të afateve më të shkurtra, sepse është rritur pesha e llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ndërkohë që depozitat me afat janë tkurrur relativisht nën ndikimin e uljes së vazhdueshme të normave të interesit të tregut.

Raporti kredi/depozita, në dhjetor 2017, paraqitet në nivelin 51.55% (dhjetor 2016, 51.86%), duke reflektuar një potencial të madhe në kredidhënie.(Monitor)

5 komente në “Kush janë 10 shqiptarët që zotërojnë 500 milionë euro kursime në banka!”

  1. Ari says:

    Hé, pra kush jane ata 10?

  2. Arjani says:

    E para njehere titulli qe keni vene eshte shume abuziv. Dhe se dyti ajo qe keni shkruar nuk ka lidhje me titullin. Shkurt mos na u beni si ato gazetat vari K…qe thjesht merrni copy paste informacione dhe as i editoni e as i perunomi po i ngjisni ne gazete.

  3. Nasi says:

    Po he more Gazetar leshi….kush Jane…

  4. dani says:

    O GAZETAR nuk e kuptoj , ti do me dit kush jan dhjet SHQIPTARET, , apo do me naj tregu se kush jan dhjet SHQIPTARET, nuk te korespondon kryeartikulli me tekstin qe ke shkruar or njeri , nuk e di çfar bari perdor , po duhet ta nderrosh pa tjeter.

  5. topja says:

    ketu nuk lidhet zani me figuren fare gjate duplimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje