“Vetë e kërkuat ndarjen”, BE-ja do të hedhë poshtë propozimet post Brexit të Britanisë

29 Qershor 2018, 11:37Bota TEMA

BE-ja është e gatshme të hedhë poshtë çdo marrëveshje mbi Brexit-in, që i lejon Britanisë së Madhe të mbetet në tregun e përbashkët të mallrave. Lajmin e bën të ditur “Business Insider”, që i referohet një burimi pranë ekipit negocues të Bllokut.

Qeveria e kryeministres Theresa May thuhet se po shqyrton mundësinë e një politike post-Brexit, që do t’i lejonte asaj të mbetej anëtare e tregut të përbashkët europian, në mënyrë që të minimizojë ndarjen tregtare me BE-në dhe në një farë mënyre të ruajë kufirin e padukshëm me Irlandën.

Por, një burim i afërt me Michel Barnier, shefi i ekipit negociator të BE-së, i ka thënë “Business Insider”-it se Komisioni Europian do ta hedhë poshtë këtë propozim. “Do të themi jo. Britania e Madhe nuk do ta ketë këtë shans”, citohet ai.

Sipas modelit të propozuar nga qeveria “May”, Britania e Madhe mbetet në të njëjtën linjë me rreulloren e BE-së për tregtinë e mallrave. Kjo do të ishte një qasje e mirëpritur nga bizneset, të cilat do të vijonin aktivitetin tregtar pa u shqetësuar për tarifat.

Megjithatë, sipas të njëjtin propozim, Britania e Madhe nuk do t’u bindej rregulloreve të BE-së në fusha të tjera, ku përfshihen edhe shërbimet. Çështja kryesore në propozim është shkëputja nga politikat e BE-së për lëvizjen e lirë, e cila u lejon qytetarëve europianë të udhëtojnë, të punojnë dhe të jetojnë në cilindo vend të Bllokut.

Refuzimi i propozimit britanik duket se ka mbështetje të gjerë në BE. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm spanjoll tha se shtetet anëtare më të fuqishme të BE-së: Gjermania, Franca dhe Spanja, do të vënë veton në lidhje me këtë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

1 komente në ““Vetë e kërkuat ndarjen”, BE-ja do të hedhë poshtë propozimet post Brexit të Britanisë”

  1. Denisa says:

    a more angleza bythecpuar ,e kruajtet me miell GJERMONI KOT ME KOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje