"Goni i pat’ hap negociatat me kohë e me vakt"

30 Qershor 2018, 11:05Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Goni ishte si të gjithë ne, moshatar, por që i zgjatën pak më shumë dertet e rritjes. E kam fjalën për aknet. Ishte i mbushur plot me ato gropëza të kuqe dhe të verdha në mollëza, faqet, ballë dhe hundë.

Kishte sy të gjelbër dhe të zgjuar, por beteja e tij me aknet e kishte kthyer në një djalosh që i ngjante më së shumti lebrozëve të kohës së ungjillizimit, se sa ne të tjerëve më fatlumë.

Pa dyshim, ishim të gjithë të veshur keq, të ushqyer me racion, me këpucë që fusnin ujë dhe xhaketa të kthyera të prindërve që i shisnim si mall i “jashtëm”, meqë dikur qenë blerë tek valuta. Por, ne nuk kishim aq shumë akne.

Dilte ndonjë tek-tuk, por një të shtrydhur në pasqyrë, një shenjëz e kuqe për do orë dhe kaq. Kurse Gonit i takonte të bënte beteja tre-katër herë në ditë dhe të vinte në fytyrë gjithfarë peces të nxehta a melheme që ia gatuante gjyshja me barishtet që mblidhte në qoshet e pallateve.

Gjithsesi, Goni e përballonte me stoicizëm këtë fatkeqësi, sepse ishte besimplotë që qe kalimtare dhe ditë më të mira paskëtaj do të vinin.

I vetmi hall i tij, ishte që nuk i afroheshin fare gocat, por fare ama. Në të shumtën e rasteve nuk e ftonin as nëpër mbrëmjet që bënim për ditëlindjen e ndokujt. Jo, se nuk e donin, por nëse vajzat e merrnin vesh që do vinte Goni në mbrëmje, ato fironin gjysmat, se jua shpifte.

Po të iknin gjysmat, ngelje batall, pasi vinin vetëm ato që ishin të shëmtuara, me vetulla të trasha, me mustaqe, dy pëllëmbë mbi tokë ose me gjoksin si vezë të skuqme. Ndaj, më mirë me sakrifiku Gonin, se ato të mirat.

Goni e kuptonte, ulte kryet dhe priste çdo mbrëmje programin te dyshi i Sllavit, meqë ishte një rubrikë me emrin “Char”, ku ndonjëra nxirrte në pah gjinjtë si bën rëndom Rita Ora sot, para se të merrte Çelësin e Tiranës.

Megjithatë, Goni ynë nuk e lëshonte veten dhe i qe futur punës që ta mbante lart shpirtin e shijimit të vetmisë. Ai shpiku një sport të ri, të cilin zemërbardhë si qe, na e këshilloi dhe ne të tjerëve.

Goni qëmtonte me kujdes vajzat e bukura në shkollë, fqinjësi, lagje, farefisni, televizor, ku t’i jepej rasti. I përpinte me sy, vinte në lëvizje atë mendje pjellore që kishte nën kaçurrelat e verdhë dhe për secilën sajonte një skenë, një pasion, një lojëz, një përpjekje shtrati. Pastaj rendte në banjo, mbyllej nga brenda me kyç. Kur dilte shpallte: “Iku ene kjo!”.

Kështu, lista e Gonit u bë me gjatë se e Don Zhuanit, Kazanovës dhe çdo gruari tjetër që ne nuk ia kishim mësuar ende emrin.

Ja, sak si lista e Gonit më ngjan sulltani ynë, kur thotë: “U hapën negociatat!”…, ose më mirë: “Iku ene kjo!”.

7 komente në ““Goni i pat’ hap negociatat me kohë e me vakt””

  1. shqip says:

    Po ti ishe ” mire ” mo Keli . Pak konfuz ne mendime , po gjithsesi me mire se Zheji , Bushati , apo Fahriu , ai i 55es . Ç’ishte gjithe ky pamflet ? A mos valle ….. punet e shumta te x , te detyrojne te mbyllesh ne banjo me/pa çeles ?? Dhe qe andej te therrasesh ;”iku dhe kjo ” . Ajo puna e kazanit mediatik nuk ka dale ashtu kot . Fatkeqsisht , po fatkeqesi e madhe , ju gaze(p)taret dhe anal-istet keni takuar fundin e ketij kazani . Ju mor Enkel , çoheni ne mengjes , dhe caktoni kujt do ti bini , kush e ka radhen . Duket qe ajo “gjetja” e Gonit per tu marre sado pak me vajzat , virtualisht me dere te mbyllur ne banjo , te paska frymezuar se tepermi ne te ri . Tani ke filluar ti krahasosh negociatat me masturbime Gonerash . Nga njehere mendoj qe ne Shqiperi ka me shume gomere ne administrate , se njerez qe kane intelektin e duhur per te qene pjese e kesaj administrate . Shiko shkallen e gazetarise , dhe e ke te qarte panoramen e nje vendi . Jane shume pak ata gazetare qe prekin probleme konkrete .

  2. Toni says:

    Ky goni mos ka saju gje me ate te dy palmave

  3. Skulptori says:

    O Keli je gabim se Edi nuk masturbohet eshte me burre se cje ti edhe Mesila jote eshte burrneshe. To edhe ne foto dukesh gay.

    1. mik says:

      Skulptori – Per cudi, dukesh i sigurt rreth Tavarish Edit !!! A ke ndonje experience ?

  4. @autori says:

    Koqja e kandarit, kujton se ka ne dore drejtpeshimin..
    Por, kemi kaq shume koqe kandari sa ato se bashku e prishin vertet ballancen e peshores..

  5. Lee lee says:

    Nostalgjia e dorianes.Rama ka 100 per ti thene .Po kjo eshte shume bajate.Comandante eshte lojtar pokeri ky eshte realiteti..

  6. J koreshi says:

    Ja dhe nje funderine tjeter shqipetare.
    Mallkimi na ka zene perfund me keta lapangjoze
    Cfare shkrimesh botoni mor driteshkurter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje