VIDEO: Spanja i jep lamtumirën Botërorit, Rusia kalon në çerekfinale

1 Korrik 2018, 18:47Sport TEMA

Pas Gjermanisë, Argjentinës e Portugalisë, është radha e Spanjës që i thotë lamtumirë Botërorit, e eliminuar pas një ndeshje dramatike pikërisht nga organizatorët e Rusisë. 

Vendasit nuk mundën t’i bënin ballë presionit të shpejt të Spanjës dhe në një krosim, mbrojtësi Ignashevich e dërgon topin në portën e tij pas një dyluftimi me mbrojtësin Sergio Ramos që në minutën e 12. Deri në këtë fazë të botërorit, ky është autogoli i 10 i shënuar në këtë kompeticion.

E gjendur kaq herët në disavantazh, aq më tepër ndaj Spanjës, u mendua se Rusia nuk do të arrinte të reagonte, por ndodhi e kundërta dhe vendasit shkuan disa herë rrezikshëm në portën e De Geas.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 41, kur arbitri akordoi një penallti për prekje me dorë në zonë nga Pique dhe Dzyuba e ktheu në gol, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Spanja ishte më kërkuese, por konkretizimi në portën ruse mungoi dhe rezultati i barabartë mbeti në fuqi deri në përfundim të kohës së rregullt, por edhe të 30 minutave të shtesës.

Te penalltitë ishin rusët që u treguan më të saktë, ndërsa për spanjollët gabuan Koke dhe Aspas.

Me poshte golat e takimit.

Autogoli i Ignashevich 

Goli i Dzyuba 

4 komente në “VIDEO: Spanja i jep lamtumirën Botërorit, Rusia kalon në çerekfinale”

  1. Peço says:

    Ndeshje më të turpshme nuk të jepet mundësia të shikosh. Tani unë bindem plotësisht,se kampione bote do dali Rusia.

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Vertete kujtuat se do behej kampionat ne Rusi dhe Putini do te lejoje ta fitoje dikush tjeter vec Rusise?

    1. enter"" says:

      Vetem nje gomar si puna juaj mund te shkruaje nje koment te tille.
      Po pse Putin do te lejoje te fitoje Rusia?
      Pse Putin ndikoi qe Penalltia e fundit e Spanjes u humb? Putin e coi kemben e portierit rus aty ku shkoi topi apo ishte Putin qe komandoi qe lojtari spanjoll ta gjuante pikerisht topin qe ra tek kemba e portirit rus??????????????????????????????

      Shko e bleri murit me koke, hajvan!

  3. Goni says:

    Nuk eshte e vertete qe ne penalltite gabuan Koke dhe Aspas.
    E verteta eshte qe fitorja e ruseve I dedikohet portierit rus I cili
    ne menyre te SHKELQYER priti dy penallti! !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje