“Sot luajmë për nënën, për babanë, për familjen, për mikun dhe për të afërmit, duhet të sakrifikojmë, sepse sforcoja nuk do të jetë e vogël”.
Fjalët e thëna kohë më parë nga Al Paçino gjenden në fjalimin e shkurtër motivues të kapitenit të Uruguait, Diego Godin.
E gjithë bota pa imazhet, ku Kristiano Ronaldo, në pushimin e ndeshjes, mundohej të karikonte shokët e skuadrës, por Portugalia e tij u mund 2-1 nga Uruguai, pas dy golave shumë të bukur të Kavanit.
Askush nuk solli në vëmendje kapitenin e uruguaianëve, i cili u jepte zemër shokëve, ndaj dhe trajneri Oskar Uashington Tabarez ka zbuluar fjalimin e tij para ndeshjes.
“Ajo që themi gjithmonë, është se ndeshjet fitohen nga detajet, – thotë Godin. Punohet shumë për të shkuar përpara. Por këta lojtarë e ndjejnë ndryshe futbollin dhe dhe desha t’u transmetoja diçka të asaj që ndihet në Uruguai: të luanim çdo top me atë që na transmetojnë familjet tona dhe të gjithë uruguaianët, të luftonim për çdo top. Doja t’u bëja shokëve të kuptonin se nuk duhej të gabonim”.
Si për ironi, të vetmin gabim e bëri Godin, i cili la të lirë Pepen në rastin e golit të barazimit. Për fat të mirë, nuk kushtoi shumë ai gabim. “Nuk i spiunoj lojtarët, – tregon Tabarez, – por kur dolëm në fushë, lëviza pak me vonesë dhe dëgjova fjalimin e Godinit. Dhe djemtë nuk kursyen asgjë në fushë, ndaj dhe tani flasim për dëmtime. Dhanë gjithçka kishin dhe kjo është ajo që kemi brenda nesh”.