Mbanin pankarta me përmbajtje raciste, FIFA gjobit Serbinë dhe Rusinë

1 Korrik 2018, 11:55Sport TEMA

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka gjobitur Federatën e Rusisë dhe Serbisë, pasi tifozët e këtyre kombëtareve kanë mbajtur pankarta me përmbajtje raciste.

FIFA ka thënë më 30 qershor se pankarta me përmbajtje neo-naziste janë shfaqur gjatë ndeshjes mes Rusisë dhe Uruguait, që u mbajt më herët gjatë kësaj jave, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit që po mbahet në Rusi. Federata Ruse është urdhëruar që të paguajë 10 mijë dollarë gjobë.

FIFA ka thënë se pankartat përfshinin edhe numrin 88, kod i përdorur nga neo-nazistët për përshëndjetjen “Heil Hitler”.

Federata serbe, ndërkaq është urdhëruar që të paguajë 20 mijë dollarë, pasi tifozët serbë kanë mbajtur pankarta për të festuar një grup nacionalist të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit.

1 komente në “Mbanin pankarta me përmbajtje raciste, FIFA gjobit Serbinë dhe Rusinë”

  1. Albani says:

    Ju q..robt,Edi Rama I gjobiti me shume fukarenjte qe lidhen telat per elektricitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje