Uruguai është çerekfinalisti i dytë i Kampionatit Botëror duke eleminuar në fazën e 1/8 një nga kombëtaret më të forta si Portugalinë.
Skuadra e drejtuar nga Tabarez triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë portugezëve në sfidën e zhvilluar në “Fisht Olimpic Stadium”.
Heroi i Uruguait në këtë sfidë ishte bomberi që luan me PSG-në, Edison Kavani, që realizoi dy gola fantastik duke i dhënë një kualifikim të merituar skuadrës së tij.
Ndërkohë, Portugalia e Kristiano Ronaldos mbyll këtu Kampionatin Botëror duke mos arritur dot objektivin e saj që të kalonte për më tej.
Golin e vetëm për Portugalinë e shënoi qëndërmbrojtësi Pepe por që nuk e ndihmoi ekipin e tij të kalonte në fazën tjetër, pasi dy super golat e Kavanit i dhanë kualifikimin Uruguait.
Tashmë në fazën çerekfinale Uruguai do të përballet me Francën që eleminoi në takimin e sotmë Argjentinën.
Më poshtë golat e takmit Uruguai-Portugali. (TemA)
Goli i shënuar nga Kavani
Goli i shënuar nga Pepe
Goli i shënuar nga Kavani