Dështimi i skuadrave afrikane, Drogba: Duhen struktura të forta, siç kanë ekipet e Europës dhe Amerikës së Jugut

30 Qershor 2018, 14:28Sport TEMA

Në 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/8 të Kampionatit Botëror asnjë ekip afrikan nuk ka mundur dot të jetë pjesë e kësaj faze.

Edhe pse në fillim të Botërorit Senegali me Egjiptin priteshin me interes pasi ishin skuadra me kualitet as këto nuk arritën dot që ta kalonin grupin.

Ish sulmuesi i njohur i ekipit të Chelsea-s, Dider Drogba, në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport” foli për dështimin e skuadrave Afrikane.

“Ky dështim i skuadrave afrikane është vërtet i dhimbshëm, por njëkohësisht është një sinjal se duhet parë gjithçka me shumë kujdes dhe duhen gjetur rrugë të reja për të ardhmen.

Afrika ka potencial dhe para, por kjo nuk mjafton. Duhen struktura të forta dhe konsistencë, siç kanë skuadrat e Europës dhe ato të Amerikës së Jugut.

Për këtë arsye ka një qasje ndryshe nga ekipet afrikane në kompeticione të tilla”, deklaroi Drogba. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje