Argjentina, Sampaoli premton ndryshime për Francën

29 Qershor 2018, 21:19Sport TEMA

Pas kualifikimit mes drithërimave në fazën tjetër të Botërorit “Rusi 2018” optimizmi është rritur ndjeshëm te kombëtarja e Argjentinës, që nesër do të luajë ndaj Francës.

Një përballje mes dy ekipesh të forta e pretendente për fitimin e Kupës së Botës, por kjo nuk e tremb skuadrën amerikano-latine, që sheh se gjërat kanë ndryshuar.

Në prag të  ndeshjes ndaj “gjelave” ka folur sot për mediat trajneri Jorge Sampaoli, që ka thënë se është optimist për të ardhmen, pasi ka në dorë një ekip më të fortë dhe që beson se mund t’ia dalë mbanë, shkruan Telesport.

Kualifikimi ishte i vështirë, por edhe na ka mbushur me më shumë besim.

Nuk ishte e lehtë të kalonim atë moment të vështirë, por ia dolëm mbanë edhe pse mes shumë polemikash.

Ajo që i kërkoj skuadrës është se duhet të ketë më shumë besim tek aftësitë e saj.

Jemi një ekip që është karikuar shumë nga ana psikologjike, por pas kualifikimit jemi më të çliruar dhe kjo do të na ndihmojë për t’ia dalë mbanë edhe ndaj Francës. Në fushë do të shini një skuadër ndryshe, që ka shumë besim dhe të motivuar për të fituar”, u shpreh trajneri Sampaoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje