Ngatërruan qytetin e ndeshjes, Putin i shpërblen me bileta për takimin e radhës

29 Qershor 2018, 18:09Sport TEMA

Dy tifozë argjentinas u bënë protagonistë të një aventure jo fort të zakontë. Amerikano-latinët ngatërruan qytet dhe shkuan në drejtim të Novgorodit, ndërkohë që duhej të kishin udhëtuar drejt Nizhny Novgorod, një prej qyteteve pritëse të Botërorit e ku Argjentina kishte në program zhvillimin e ndeshjes me Kroacinë, që e humbi 3-0.

Kështu, dy argjentinasit nuk mundën të ndjekin këtë përballje, pasi ishin 1.000 km larg dhe nuk kishin asnjë mundësi për të korrigjuar gabimin.Por, kur gjithçka dukej e humbur, dy argjentinasit morën një dhuratë surprizë.

Ata u kontaktuan nga njësia administrative e Novgorodit, që nëpërmjet një përkthyesi u bëri të ditur se vet presidenti rus, Vladimir Putin, të cilit i bëri përshtypje historia e tyre, u siguroi bileta për ndeshjen e radhës së Argjentinës: atë me Nigerinë që u zhvillua në Shën Peterburg.

Këtë radhë, fundi i aventurës së tifozëve argjentinas ishte i lumtur, pasi skuadra “Albiceleste” fitoi ndaj afrikanëve, duke u kualifikuar për në 1/8-at e finaleve të Kupës së Botës.(SS)

1 komente në “Ngatërruan qytetin e ndeshjes, Putin i shpërblen me bileta për takimin e radhës”

  1. Pandi Korce says:

    Sa lajm befasues, sa te lu
    mtur ndjehemi. I lumte xhaxhi Putinit qe eshte kaq zemermire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje