Shënoi golin e fitores përballë Anglisë, Januzaj i përgjigjët kritikave

29 Qershor 2018, 16:02Sport TEMA

Adnan Januzaj ishte lojtari që i dha fitoren kombëtares së Belgjikës në sfidën e fundit në grupe kundër Anglisë.

Mesfushori me orgjinë shqiptare realizoi një gol mjaft të bukur që ishte dhe i pari për të në një kampionat Botëror.

Në një pronocim për mediat britanike, Januazaj i është kritikave që e kishin vënë në dyshim talentin e tij sidomos pas largimit nga skuadra e Manchester United.

“Natyrisht puna ime ishte ta tregoja veten para njerëzve se në të kaluarën në Angli kisha shumë kritika. Dua t’i tregoj atyre njerëzve se jam këtu, jam shumë i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur që shënova një gol të shkëlqyer kundër një kundërshtari të mirë. Unë kam shpenzuar shumë energji në punë.

Këtë vit kam luajtur në një ekip si Real Sociedadi që më ka bërë të rritem si lojtar. Në moshën 23-vjeçare gjëja më e rëndësishme është të kesh paraqitje në fushë dhe të vazhdosh të përparosh. Jam shumë i kënaqur që po shkon në këtë mënyrë”, deklaroi Januzaj.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje