Lionel Mesi me shokë nuk e duan më, Maradona ofron 9500 euro për “vrasësin” e tij

29 Qershor 2018, 09:47Sport TEMA

Diego Armando Maradona është bërë protagonist gjatë ditëve të fundit me paraqitjet e tij të çuditshme në stadium ku ai u shfaq në gjendje të rënduar dhe u desh asistenca e mjekëve që të merrte veten.

Por ajo që është më e rënda, dikush kishte shpërndarë lajmin se Maradona ishte ndarë nga jeta gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri.

Lajmi qarkulloi për disa minuta në rrjetet sociale dhe familjarët e Maradonës u shqetësuan shumë dhe e telefonuan vazhdimisht legjendën argjentinase për të mësuar se çfarë po ndodhte.

Maradona i ka qetësuar të gjithë në telefonatat e tij, por është mërzitur kur ka mësuar se motra e tij kishte kaluar në gjendje të fikëti pas atij lajmi dhe sipas gazetës “Clarin”, ka udhëzuar avokatin e tij që të vendosë një shpërblim për këdo që e ndihmon për të gjetur se kush ka hapur këtë lajm të rremë, shkruan Vip Sport.

Avokati Matias Morla ka bërë të ditur se është vënë një shpërblim prej 9500 eurosh për atë që do të sjellë informacione të besueshme. “Dikush do të flasë, kur bëhet fjalë për para”, theksoi avokati.

Maradona pritet të kthehet në stadium për të parë ndeshjen e Argjentinës ndaj Francës por sipas mediave spanjolle, në kampin e përfaqësueses askush nuk e duron më.

Mesi me shokë do të dëshironin që Maradona të mos ishte më i pranishëm në ndeshjet e tyre, pasi e ka tepruar me sjelljet e tij duke marrë vëmendjen nga fusha e lojës dhe duke u bërë shpesh objekt shpërqendrimi.

6 komente në “Lionel Mesi me shokë nuk e duan më, Maradona ofron 9500 euro për “vrasësin” e tij”

  1. demo says:

    I falen te gjitha.Ky ishte njeriu orkester.Ky ishte kapedani qe vendoste fatin e ndeshjeve.E mori Argjentinen me lojtare rrugesh,e beri kampione BOTE.E mori Napolin nga fundi tabeles e beri Kampione te Italise dhe kampione te UEFA

    1. enter"" says:

      Njesoj si te tjeret. Ska patur asgje te vecante.

    2. niko says:

      e beri kampion argjentinen me gol me dore kunder anglise, se po te ishte vari…………..

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Po e deklaroj vete qe une e kam perhapur lajmin e “vdekjes” se Maradones…
    Kur e pashe ne stadium,ne ate gjendje,thashe “Epo iku ky,vate ne gop te Sheqeres” ? ?
    Ato 9500 euro qe do te me dergoni,zotohem se do t’i perdor per te ardhur ne Argjentine
    qe te marr pjese ne varrimin e Tij,kur te vdese me te vertete… ? ?

  3. pirro says:

    Argjentina ka patur dhe Mario Kempes qe e nxori kampion Argjentinen dhe Gabriel Batistuda,
    Maradona eshte nje nga yjet jo ylli i vetem.

  4. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Ky ngjan si edirama e sillet si sali berisha…

    Te tre te dehur nga suksesi personal aq sa bejne eksperimente me mendjen dhe trupin e tyre pamvaresish cosekuencat!!!
    Te tre te degraduar si burra dhe te tre te mbaruar!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje