Altin Lala analizon Botërorin e Rusisë: Unë si trajneri i Brazilit, lija Nejmarin në stol. Gjermania ndryshon në tjetrin

28 Qershor 2018, 21:20Sport TEMA

Figura e Altin Lalës lidhet ngushtësisht edhe me Gjermaninë, pasi ish-futbollisti i Kombëtares e ka zhvilluar atje gjithë karrierën profesionale.

Në një intervistë për “Supersport”, Lala ka pasqyruar situatën e Botërorit të Rusisë, teksa shprehet se gjermanët do ta analizojnë situatën e dështimit pas eliminimit nga turnu madhor, ndërsa sa i përket Brazilit, ka thënë se nëse do të ishte ai trajneri i tij do të linte Nejmarin në stol.

“Besoj që gjermanët do ta analizojnë situatën, kanë lojtarë në grupmosha dhe mendoj se që prej Europianit ose Botërorit tjetër do shohim një skuadër ndryshe.

Për mendimin tim Neuer është portieri më i mirë i të gjithë kohërave. Gaboi te goli i dytë, pavarësisht se humbja 1-0 apo 2-0 nuk përbën diferencë

Që në vitin 1982 unë jam me Brazilin. Them se ata kanë gjasa shumë të shpallen kampionë bote. Nëse unë do të isha trajner, Neymarin do ta kisha lënë në stol”, ka thënë Lala. /

2 komente në “Altin Lala analizon Botërorin e Rusisë: Unë si trajneri i Brazilit, lija Nejmarin në stol. Gjermania ndryshon në tjetrin”

  1. Lennard says:

    Po ja qe nuk JE .Prandaj Praj e mos u Ndij. .Mos bej rolin e Katnarit.

    1. ben says:

      Lennard-rolin e katnarit po e ben zotrote qe kerkon te matesh me Altin Lalen qe ka qene nje lojtar profesionist shume i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje