I dha kualifikimin, kompania ajrore meksikane ul 20% çmimin e biletës për në Korenë e Jugut

28 Qershor 2018, 15:22Sport TEMA

Meksika humbi 0-3 kundër Suedisë në ndeshjen e tretë në grup, por sërish arriti të kualifikohej për në fazën e 1/8-ave, falë humbjes së pabesueshme të Gjermanisë me Korenë e Jugut.

Meksika kishte fituar dy ndeshjet e para dhe e mbylli e dyta në Grupin F, por një dorë të mira për kualifikimin ia dha Koreja e Jugut.

Dhe nderi shpërblehet. Kompania ajrore “Aeromexico” ka vendosur të festojë kualifikimin e skuadrës së futbollit, duke bërë ulje 20% për fluturimet drejt Koresë së Jugut.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë kompania meksikane në rrjetet sociale. Në postimin zyrtar të kësaj kompanie shkruhet: “Të duam Kore!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje