Kolarov, serbi që u rrit mes bombave: U lumturova kur plasi lufta!

27 Qershor 2018, 19:29Sport TEMA

Trauma e luftës, pafajësia e një djaloshi vetëm 6-vjeçar dhe një ëndërr e bërë realitet falë kurajos dhe vendosmërisë.

Mund duket si skenari i një filmi me fund të lumtur, por në të vërtetë është historia e jetës së Alexandar Kolarov, e treguar nga vetë mbrojtësi që ëndërron të dërgojë sa më lart Serbinë e tij, aktualisht prezente në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, për të dytën herë pas debutimit historik në 2010.

Kundër Brazilit, Kolarov me shokë kanë mundësinë që të arrijnë për të parën herë në raundin e 1/8 të finales dhe në një moment kaq special, mbrojtësi i Romës është rikthyer në kujtime, për të rrëfyer shënjimin e jetës së tij nga lufta që tronditi ish-Jugosllavinë.

“Ekziston një zhurmë që vazhdon të dëgjohet në veshët e mi. Nëse mbyll sytë vazhdoj ta dëgjoj. Është diçka e tmerrshme.

Unë dhe miqtë e mi dëgjonim shpërthimet, braktisnim biçikletat dhe nisnim të vraponim drejt shtëpisë, me zemrën që dukej sikur do të shpërthente, njëlloj si bombat përreth nesh

. Ndërkohë që vraponim, pamë në qiell një avion mes flakëve që po rrëzohej”, kujton mbrojtësi serb.

“Të mendosh që kur nisi lufta isha i lumtur, sepse nuk e dija se çfarë po ndodhte.

Për mua nënkuptonte vetëm që nuk do të shkoja në shkollë dhe mund të kaloja kohën duke luajtur me top, bashkë me shokët.

U desh shpërthimi i bombës së parë që unë të kuptoja vërtetë se çfarë po ndodhte, në çfarë ferri po jetonim. Po qëndroja para televizorit me vëllain tim dhe mamanë.

U ndërprenë trasmetimet trasmetimet dhe u njoftua se Beogradi ishte bombarduar”, tregoi Kolarov për “Players Tribune”, duke kujtuar fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në Beograd.

“Kujtoj se nuk dolëm nga shtëpia për disa ditë, duke tentuar më kot që të flinim mes zhurmës së shpërthimeve.

Nuk munda më të dilja në rrugë të luaja me shokët.

Luaja me vëllain tim në shtëpi ndërkohë që bombat shpërthenin duke dridhur muret.

Pavarësisht të gjithave, unë vazhdoja të ëndërroja të bëhesha si Mihajlovic. Kujtimi për Kupën e Kampioneve të fituar nga Ylli i Kuq në 1991 mu ngulit në mëndje dhe nga ajo ditë u shndërrua në legjendën time”, vijoi Kolarov.

“Pavarësisht transferimit tim te Lazio në 2007, ndjeja ende se duhej të realizoja akoma dy misione: të luaja me kombëtaren serbe dhe të transferohesha në Premier League, premtime që ia kisha bërë mamasë time që nga koha e luftës.

Prandaj kur Manchester City u interesua për mua, ishte sikur të kisha prekur qiellin me një gisht.

Hapi i ardhshëm është që të dërgoj në parajsë përfaqësuesen serbe, motive kryesor i krenarisë.

Prandaj do të vazhdoj të jap gjithçka”, tregoi Kolarov.(Telesport)

11 komente në “Kolarov, serbi që u rrit mes bombave: U lumturova kur plasi lufta!”

  1. robert says:

    Dhe pastaj u zgjove ….

  2. Ashkalia says:

    Jeni ber gazetë serbe, nejse.

  3. Trimi says:

    Kush po pjerdh per historine e kti shteti i keti eshte shtet vrastaresh’ medoj se historia e keti I intereson vetm Kostadin Grillos,

  4. Cudia says:

    Bombat tek ty erdhen me vitej me vonese. Ne Kosove, Kroaci apo Bosnje shume prej tyre qe i kishin pare nuk jetonin me. Nderkohe ti luaje futboll…

  5. Alba says:

    Ca muhabeti tani kane filluar te bejne keta si viktiam. Njerzit ne Kosove pane lufte me sy, ne cdo cepe te vendit, jo vetem ne Prishtine, e si degjon njeri te qahet gjithe kohes. Po bombardimet ne Serbi dhe sikur u bene ne ndertesa ushtarake, e jo ne vende civile. Keto qe tregojne keta jane perralla per femije, qe per njerez qe se dine historine, do dukej sikur Serbet kane qene viktima dhe te tjere agresoret. Qesharake…

  6. TONY says:

    NUK E KUPTOJ KU ESHTE INTERESI I PUBLIKUT SHQIPTAR TE DIJE SE CFARE KA NDJERE SERBI KOLAROV GJATE KOHES SE LUFTES ,DO ISHTE ME INTERESANTE SE CFARE KISHIN BERE FUTBOLLISTET (SHQIPTARE ) TE ZVICRES NE KOHEN E SPASTRIMIT NE KOSOVE.

  7. Moni says:

    .. dhe pa qe i kishte rene jorgani…

  8. spartak says:

    Po kur të doli gjumi zotnija jote , ç’farë the : Hajër e mirë e boftë zoti . Ishalla , zoti , t’i kthen ato që t’kanë humb , se nuk shtyret gjatë veç me k’to që të paskan ngel.

  9. shqiptari says:

    Pse nuk shkruani per historite e mijra femijeve kosovare qe u detyruan te lene vendlindjen dhe shume prej tyre nuk u dihet akoma fati?Deri kur ca gazeta ose gazetare antishqiptare do shkruajne ne menyre kaq provokuese ne kete vend ?Zgjohuni o te vdekur dhe boll me naivitetin tuaj te frikshem.Fuck Serbia.

  10. ELIOT says:

    Kur do te interesohet per Bosnjaket Kroatet Kosovaret tane gazetaret …….. ;;;; Sna plasi se ju prish bicikleta ketyre Serbeve ;;;;kur ne Kosove vrane gra femije ne Kroacie e bombarduan te gjithe qytetet dhe se cane koken per femijet ne Bosnje Kosove masakruan gra femije ;;;; dhe ky kelush Serbi po na ben si i vrare nga lufta ;;;;Te shkoje ne Kosove ne Croacie ne Bosnje te shikoje cbene dajat e veta kurshrijte e vete nazista ;;kete gje te shikoje ;;; Kryeredaktori i temes eshte Serb Grek apo ;;;;;;;;;na bete me qa se nje Serb qenka tronditur nga bombardimet ;;;;; Me vjen ke qe sja plasen ne mes te Beogradit nje bombe si ne HIROSHIMA ..PER KETE GJE AS DO TE ISHA PREKUR … DHE KESHTU DO TA MESONTE C ESHTE LUFTA QE BENE SERBET E HITLERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje