Shprehja ikonë e Geri Lineker, ish-sulmuesit anglez që ka vuajtur humbjen ndaj gjermanëve në Botërorin e 1990 ka pësuar ndryshime të shpeshta.
Sigurisht që ajo më popullore për tifozët ngelet shprehja : “Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët”.
Menjëherë pas fitores dramatike të Gjermanisë ndaj Suedisë, ku Kros shënonte në minutën e fundit të shtesës, ish-futbollisti anglez e ndryshoi shprehjen e tij të mëparshme duke thënë:
“Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 82 minuta dhe gjermanëve iu përjashtohet një lojtar, kështu që 21 burra vrapojnë pas topit për 13 minuta të tjera dhe në fund, gjermanët gjejnë një mënyrë dhe prapë fitojnë”.
Normalisht që vëmendja do të ishte tek figura e njohur e futbollit botëror pas dështimit ndaj Koresë së Jugut nga ana e Kombëtares së drejtuar nga Joakim Lëv dhe reagimi nuk do të vononte.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Gary Lineker është tërhequr në shprehjen e tij, duke thënë se gjermanët nuk mund të fitojnë gjithmonë.
Une e di keshtu
Futbolli eshte nje loj e thjeshte
Lindi nga Anglezet
Lozet nga Braziljanet
Adhuridhet si Zot nga Argjentinasit
Dhe ne fund fitohet gjithmone nga Gjermanet