I mundën me futbollistë të kampionatit vendas, turpërimi i dyfishtë i Gjermanisë ndaj Koresë

27 Qershor 2018, 18:14Sport TEMA

Që Botërori i Rusisë konsiderohej si i surprizave kjo nuk kishte asnjë dyshim, por që Koreja e Jugut do të eliminonte Gjermaninë nga ky turne, këtë pakkush mund ta kishte imagjinuar.

Gjithçka ka ndodhur në ditën e sotme, teksa gjermanët kanë humbur me rezultatin 2-0, duke humbur mundësinë për të vazhduar turneun edhe jashtë ndeshjeve të grupeve.

Turpërimi shtohet në një ditë të tillë, kur shohim lojtarët që arritën të mundnin kampionët e Lëvit në ditën e sotme.

Në formacionin e hedhur nga minuta e parë nga ana e Koresë së Jugut, ishin 5 futbollistë të kampionatit vendas, pra baza e tyre niste nga kjo pikë, shkruan Vip Sport.

Përtej ndonjë elementi të veçantë si Son i Totenhemi, pjesa tjetër luan në kampionatin japonez dhe kinez.

3 komente në “I mundën me futbollistë të kampionatit vendas, turpërimi i dyfishtë i Gjermanisë ndaj Koresë”

  1. enter"" says:

    ME NE FUND DREJTESI.

    KAPITULLIM I GJERMANISE.

    F A N T A S T I K E

  2. Peço says:

    Si çdo gjë në këtë botë, edhe gjermania e Lëv-it pati një fillim, arriti kulmin dhe në fund vdiq. U preftë në paqe!

  3. Qerosi says:

    Te gjithe e kane nga nje Stalingrad.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje