Nojer shumë i ashpër me Gjermaninë: Ekip patetik, do të na flaknin jashtë edhe po të kualifikoheshim

28 Qershor 2018, 10:15Sport TEMA

Kohë llogarish te Gjermania.

Disfata e turpshme në “Rusi 2018” sigurisht që do të ketë pasoja, që nga trajneri dhe për të vazhduar me lojtarët, pasi paraqitja e kampionëve ishte skandaloze.

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Nojer, duke folur për “ZDF”, nuk fshihet aspak, por tregohet shumë i ashpër me skuadrën e tij:

“Ky është një moment shumë i hidhur, ka zhgënjim të jashtëzakonshëm.

Nuk meritonim të fitonim dhe nuk bindëm as me Suedinë, pavarësisht atij goli në shtesë.

Nuk kemi bindur në asnjë ndeshje dhe, edhe nëse do të kualifikoheshim nga grupi, do të na flaknin jashtë në ndeshjen tjetër.

Gjermani u tregua një ekip shumë patetik”, ka theksuar mes të tjerash portieri Nojer.

2 komente në “Nojer shumë i ashpër me Gjermaninë: Ekip patetik, do të na flaknin jashtë edhe po të kualifikoheshim”

  1. Kellira says:

    Me patetiku ishte ky qe doli me bo golin e krenarise se leshit

  2. Vaslilesheli says:

    Me i dobeti i Gjermanise.U la jashte nje Ter Stegen ne superforme per nje fodull plak.
    Vetem ka te drejte.Gjermania do te eleminohej perseri.Di te turperohej me keq se ç’u turperua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje