Brazili do të përballet me Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit, ku si synim është fitorja për skuadrën “seleçao”, në mënyrë që të shmanget ndonjë surprizë si ajo e Gjermanisë.
Sa i përket formacioneve, Tite e ka grupin e plotë me përjashtim të Douglas Kostas, i cili është dëmtuar dhe i ka dhënë fund Botërorit, kapiten në këtë ndeshje do të jetë Miranda, ndërkohë që nga ana tjetër, Ivanoviç është në stol.
Formacionet zyrtare:
Serbia: Stojkoviç, Rukavina, Veljkoviç, Milenkoviç, Kolarov, Matiç, Milinkoviç-Saviç, Tadiç, Kostiç, Ljajiç, Mitroviç.
Brazili: Alison. Miranda, Thiago Silva, Marselo, Fagner, Kasemiro, Pulionjo, Kutinj, Nejmar, Uilliam, Gabriel Zhezhus.
GOL! Brazili hipotekon fitoren duke shënuar dhe golin e dytë me anë të Tiago Silvës që godet në mënyrë perfekte me kokë për të mposhtur Stojkoviç
Minuta 60′, Mitroviç humbet rastin e shkëlqyer për të barazuar rezultatin i cili nuk përfitoi nga një gafë e Alisson duke gabuar me goditjen me kokë
Minuta 56′, Brazili krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë me Nejmar i cili nuk e konkretizoi dot në gol një kundërsulm të rrezikshëm të “Seleços”
Minuta 45′, Nejmar i afrohet golit të dytë për Brazilin duke tentuar me një goditje të rrezikshme nga jashtë zone, por topi i goditur prej tij përfundon mbi kuadrat
GOL! Brazili ka zhbllokuar rezultatin me anë të Paulinhos që realizoi të saktë perfekte pasi një asisi spektakolar të dhuruar nga Kutinjo
Minuta 24′, Neymar i afrohet golit të avantazhit duke humbur një rast të artë përballë portës, duke u ndalur nga Stojkoviç
Forca Serbija