Një punëtor nga Gjermania ka godit në shenjë, duke kapur skedinën më të madhe sa i takon fitimit për ndeshjet e Botërorit të Rusisë. Ai ka qenë vërtet me fat, pasi ka fituar shumë e majme, falë 3 golave të shënuar në kohën shtesë.
Gjermani kishte vënë 12 ndeshje në skedinën e tij, ku vendosi 80 euro për të fituar 259,532.09 euro. “E pashë biletën 300 herë atë ditë, pas fitores së Kolumbisë me Poloninë. Nuk po u besoja syve se kisha fituar gati 260,000 euro. Jam shumë i lumtur dhe ky është një lehtësim i madh për mua”, – tha për “BFM TV” Jeremy, punëtori gjerman që ka fituar bastin më të madh të Kupës së Botës deri tani, shkruan vip sport.
Ai e vendosi skedinën në një kompani franceze bastesh online, duke gjetur përfundimin e 12 ndeshjeve. Por ka qenë me shumë fat, sepse fitorja e Zvicrës erdhi në fund me golin e Shaqirit, ajo e Gjermanisë ndaj Suedisë në shtesë me golin e Krosit dhe e Brazilit ndaj Kosta Rikës po në shtesë me golat e Kutinjos dhe Nejmarit.
Skedina me fitimin 259,532.09 euro:
Iran-Spanja: fiton Spanja
Danimarkë-Australi: barazim
Francë-Peru: fiton Franca
Argjentinë – Kroaci: fiton Kroacia
Nigeri – Islandë: fiton Nigeria
Brazil – Kosta Rikë: fiton Brazili
Serbi – Zvicër: fiton Zvicra
Kore e Jugut – Meksikë: fiton Meksika
Gjermani – Suedi: fiton Gjermania
Belgjikë – Tunizi: fiton Belgjika
Angli – Panama: fiton Anglia
Poloni – Kolumbi: fiton Kolumbia
Ja keni fut kot beni llogarit e koeficenteve se sdalin aq.mos na merrni per budallenj se dim dhe ne si luhet skedina dhe sa fito
Per cdo kaqol qe fiton dicka nje here ne 100 vjet, jane 50 mije kaqola qe lene buken e kalamajve neper baste cdo dite. Te vetmit te fituar jane kompanite e basteve qe majmen ne kurriz te budallenjve. Biznes i poshter e parazitar.
Ti vino ku e ke bo filloren ???
Vini , del aq sa thote gjermani dhe nuk e luan topi . Me detyrove te perdor makinen llogaritese .