Sherri pas ndeshjes, ja çfarë ndodhi mes Ozilit dhe tifozëve gjermanë në stadiumin e Kazanit!

28 Qershor 2018, 12:20Sport TEMA

Për ta përfunduar në mënyrën më të keqe Botërorin e tmerrshëm të Gjermanisë, nga polemikat për foton me Erdoganin te paraqitja zhgënjyese në fushë, Mesut Ozil është zënë edhe me tifozët  gjermanë, kur po linte stadiumin e Kazanit pas humbjes me Korenë e Jugut.

Lojtari i Arsenalit hedh fanellën e tij te një grup tifozësh, por, teksa po hynte në tunel, kthehet prapa dhe fillon të konfliktohet verbalisht me ta, shkruan Vip Sport.

Një nga personat përgjegjës për sigurinë dhe trajneri i portierëve, Andy Këpke, kanë evituar përplasjen, që mund të ishte edhe fizike.

Sot Gjermania do të fluturojë nga Moska për në Frankfurt, bashkë me zhgënjimin e paimagjinueshëm që solli paraqitja e saj në ndeshjet në grup.

Ozil ndërkohë ka qenë dhe mbetet një nga lojtarët më të kritikuar, edhe pse nuk është ai përgjegjësi i vetëm për gjendjen katastrofike të Gjermanisë.

4 komente në “Sherri pas ndeshjes, ja çfarë ndodhi mes Ozilit dhe tifozëve gjermanë në stadiumin e Kazanit!”

  1. Baliu says:

    Nje ‘Blitzkrieg’ i panzer-ave me nje blic-humbje ne stilin ‘easy come, easy go’ .

  2. Drini says:

    Shpresojme te ulet sadopak idolizimi qe i bejne shqiptaret gjermanise jo vetem ne sport. Kuptohet eshte urrejtja e shqiptareve ndaj vetes qe shpjegon kete dashuri kaq te madhe ndaj gjermaneve. Megjithse ata na urrejne ne shqiptaret megjithse kane ardhur per te na pushtuar , megjithse kane nje histori kriminale krahasuar me historine e shqiptareve per te ekzistuar shumica e shqiptareve akoma mendojne se si gjermania e gjermanet nuk ka.

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    Ozil,ters kur merr nje turk ne skuader,njelloj si keta larot e Zike sumqirit,prandaj nuk behet vatani………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje