Portieri i Argjentinës: Pata kërcënime, gafa ime do të kthehet në anekdotë

28 Qershor 2018, 12:26Sport TEMA

Këto ishin ditë të vështira për Willy Caballero, i cili, pas gabimit serioz të bërë gjatë ndeshjes Argjentinë-Kroaci, tani mund të festojë me shokët e tij kualifikimin për në 1/8 finale të Botërorit, çka u sigurua me fitoren kundër Nigerisë, por vetë e pa nga pankina.

Portieri, i zëvendësuar nga Armani, ia ka besuar mendimet e tij Instagramit, duke rrëfyer atë që ndodhi: “Unë jam tashmë i qetë, pas një rezultati kaq pozitiv dhe kualifikimi. Ajo që më ka ndodhur do të bëhet vetëm një anekdotë”.

Ka diçka, megjithatë, që Caballero thjesht nuk mund ta harrojë:

 “Ishte një turp, një gabim dhe pranova gjithçka, por, gjithashtu, mora shumë mungesë respekti, kërcënime, gjëra të këqija, bile edhe për familjen time. E gjitha kjo nuk më ndihmoi”.

Së fundi, portieri e mbylll me falenderime:

“I falenderuan ata njerëz, që më mbështetën dhe e kuptuan gjendjen time. E pranoj faktin se kam gabuar, por kurrë nuk kam dashur që familja ime të jetojë kaq ditë të këqija”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje