Kolumbia përmbush pritshmëritë e mbyll e para, kartonët e verdhë eliminojnë Senegalin

28 Qershor 2018, 18:02Sport TEMA

Kolumbia përmbush të gjitha pritshmëritë, mposht 1-0 Senegalin në ndeshjen e fundit dhe kualifikohet më tej si e para e grupit H në kuotën e 6 pikëve. Goli i mbrojtësit të Barcelonës Yerri Mina në minutën e 74-ët vendosi fatet e takimit.

E pabuesshme ajo që ndodhi me Senegalin, përfaqësuesja afrikane u eliminua nga Botërori edhe pse e mbylli grupin në kuotë të barabartë pikësh 4 dhe golevarazh të njëjtë 4-4 me Japoninë.

Por niponët të cilët gjithashtu u mposhtën 1-0 nga Polonia e skualifikuar në ndeshjen e fundit, avancuan më tej për shkak të rregullit fair-play.

6 kartonat e verdhë të marrë në tre ndeshjet në grup, kundrejt 3 të Senegalit vendosën fatet e skuadrës që u rendit e dyta në grupin H sepse të gjitha kriteret e tjera përfshirë edhe ndeshjet direkte ishin në baraspeshë totale mes Japonisë dhe Senegalit.

Për t’u kthyer te sfida mes Kolumbisë dhe Senegalit, Los Cafeteros morën një goditje të rëndë vetëm pas gjysmë ore lojë teksa ylli i skuadrës James Rodriguez u largua nga fusha i dëmtuar dhe aktivizimi i tij në ndeshjen e ruandit të 1/8, ndaj Belgjikës ose Anglisë është në dyshim të madh.

Përsa i përket ndeshjes tjetër Polonia mori tre pikët e para në grup pasi Bednarek në minutën e 60-të me golin e tij i dha fitoren në Volvograd Arena ndaj Japonisë.

Kishte festë në fund edhe për Japoninë që gjithsesi pavarsisht humbjes avancoi më tej ndërsa i pafat Senegali i Aliu Cisse që u eliminua nga Botërori duke bërë kështu që në fazën e 1/8-ave të mos ketë asnjë skuadër nga Afrika në këtë kompeticion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje