Maradona: Dua t’i them të gjithë botës që jam gjallë dhe shumë mirë

28 Qershor 2018, 17:09Sport TEMA

Diego Armando Maradona ka reaguar pas pamjevë të sfidës që Argjentina fitoi ndaj Nigerisë ku siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të kampionatit Botëror.

Në fillim ai u fotografua në një gjendje jo normale, më pas duke fjetur në stadium, dhe në fund, kur Argjentina shënoi golin e dytë, iu tregoi gishtin e mesit kundërshtarëve.

Pas ndeshjes, atë e kanë marrë për krahu, pasi ishte ndjerë keq ku u përfol se ai ka qenë i droguar në stadium dhe mund të ketë marrë një mbidozë.

Por, ai ka reaguar duke theksuar se ishte tërbuar pas lajmeve që kishin qarkulluar për të pas asaj sfidë.

 “Dua t’i them të gjithë botës që jam shumë i gjallë dhe shumë mirë. Jam i tërbuar pasi në rrjetet sociale u bë virale një gënjeshtër mbi mua.

Për fat të keq, unë nuk mund t’i bëj të mirë njerëzit mediokër. Në pushimin e ndeshjen u ndjeva keq. Mjeku më tha të ikja në shtëpi, por nuk mund ta bëja këtë. Kombëtarja ime po luante gjithçka në atë ndeshje, nuk mund të largohesha”, u shpre Maradona. (TemA)

1 komente në “Maradona: Dua t’i them të gjithë botës që jam gjallë dhe shumë mirë”

  1. Shabani says:

    Ky ka degraduar fareeeee! FIFA e ben ambasador !!! se cdo ti tregoj rinis shembulli i ketij nje zot e di. Ky ka filluar avazin prap . Respekte per sa ka luajtur por boll me kte karragjoz. Ka legjenda futbolli qe kane fituar c’do gje dhe jane brilant ne jeten e perditshme kg palacua ver ver na cau germeten sikur vetem ky ka lozur top

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje