Belgjika ka dalë fituese nga përballja e zhvilluar në “Kiliningead Stadium”, me Anglin duke u renditur e para e Grupit G.
“Djajtë e kuq” kanë mposhtur “Tre Luanët” me rezultatin minimal 1-0 duke iu falur një goli të mesfushorit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj.
Belgjika ka arritur të marr edhe fitoren e tretë në grup duke kaluar në fazën tjetër si lider i Grupit G, ndërsa pas tyre u radhitën Anglia, Tunizia dhe Panamaja.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por me belgët që krijuan diçka më shumë raste për gol, por pa arritur ta gjejnë cakun.
Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ai i Michy Batshuayi në minutën e 10 dhe ai i Marouane Fellainit në të 27, të cilët nuk arritën të përfundojnë në gol.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por belgët bënë diferencën duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.
Në minutën e 51-të e ndeshjes kur futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj shënon një supergol për avantazhin e ndeshjes pas asis nga Youri Tielemans.
Deri në fund të ndeshjes, Anglia pati rastin më të mirë për të barazuar me anë të Marcus Rashford në minutën e 66, por anglezi humbi i vetëm përball portierin dhe ndeshja përfundoi me fitoren e belgëve me rezultat 1-0.
Belgjika luan me Japoninë që përfundoi në vendin e dytë në Grupin H, ndërsa Anglia ndeshet me vendin e parë e këtij grupi, Kolumbinë.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Tunizia mposhti me përmbysje 2-1 Panamanë. Autogolit të Mariah, iu përgjigjen Ben Yousseff dhe Khazri duke i dhënë 3 pikë prestigji skuadrës afrikane.
Ju lutem, tregoni se Januzaj eshte me origjine kosovare!Ashtu shkruajne edhe mediat boterore.