Kompania e famshme ndërkombëtare e themeluar në Suedi, IKEA, shitësi me pakicë më i madh në botë që prej 2008-s i mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe atyre të kuzhinës, gjen vend edhe për provokime ironike.
Në një njoftim të sajin në rrjetet sociale, në gjuhën gjermane, lexohet se IKEA është në kërkim të bashkëpunëtorëve gjermanë për të gjitha filialet e saj, të cilët të mund të punojnë në vend të bashkëpunëtorëve suedezë, pasi këta të fundit janë të zënë e duan të shohin ndeshjet e skuadrës së tyre nordike në Botërorin e Rusisë.
Këtij njoftimi i shtohet edhe një shënim, ku theksohet se përparësi kanë ata të interesuar që dinë të komunikojnë, veçse në gjermanisht, edhe në italisht apo holandisht. Një ironi e mprehtë dhe e ftohtë nordike, që duket se godet “3 zogj me një gur”…
Sie sind begeistert von kalten und toleranten Menschen und zeigen sich nicht so unbehaglich mit Ihren Mitbürgern, erlauben Sie zwei andere Tage, um das Fest zu genießen, denn am Mitwoch, ohne jede Verzögerung, werden sie in ihren Jobs sein.