Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan. Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve.
Özil dhe Gündogan shkaktuan një zhurmë të madhe dhe polemika të shumta rreth skuadrës përfaqësuese gjermane përpara fillimit të Kupës së Bptës, një kompeticion të cilin skuadra kampione nuk e përjetoi në qetësi.
Gündogan shkoi edhe më tej, teksa në fanellën e tij me Manchester Cityn shkroi edhe një dedikim, duke e cilësuar Erdoganin si presidentin e tij.
Një zëdhënës i Erdoganit ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave të lojtarëve, duke deklaruar se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë. Por, Erdogan shkoi edhe më tej, duke vënë gishtin në plagë, teksa deklaroi se nuk do që të ketë të bëjë më me ta, e kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre.
PAFYTYRESI SUNITESH,do te thoshte dikush…………………
Ky eshte idhulli,inspiruesi,miku i Edi Rames.Me thuaj me cilin rri,te them se kush je.Te dy te pabese,te dy hakmarres,
te dy barbare,te dy vuajn nga komplekset e inferioritetit.Njeri shkruan vjersherime qe nuk e kalojn nivelin e nje
adoloshenti,tjetri ngjyros shkarravina ne nivelin e nje adoloshenti nen efektin e droges.Te dy paranoide,dhe me
nje urrejtje te pashembullt ne histori ndaj artit,ku njeri prish qendren kulturore”Ataturk”,tjetri vjedh pronen publike
ne mes te Tiranes per te humbur edhe gjurmet e nje korrupsioni te dikurshem.
Dy byrazeret e famshem tfg me zigur farfallen komentojne per erdogan marmiten Ahahaha
nese ky lajm eshte i vertete, tregon qe Erdogani eshte nje palle k.ri
Kush e ka pare Ozil te buzeqeshe ne jete pervec ne fotografi me baba Sulltan Erdoganin.E kush mund ta qortoje Ramen kur edhe ai do foto me Erdogan Byrazerin dhe e ka mik te mire dhe te dashur.Bile i ka treguar Erdoganit se emrin e djalit Zaho, ja ka vu si respekt per Turqine e Sulltaneve.