Familja vendoset gjithmonë e para, mesfushori i Anglisë largohet nga Rusia

29 Qershor 2018, 19:54Sport TEMA

Mesfushori i Anglisë, Fabian Delph, ka luajtur në humbjen e djeshme me rezultatin 0-1 ndaj Belgjikës, falë shumë ndryshimeve që erdhën nga trajnerin Southgate.

Megjithatë Delph ka vendosur të largohet nga Rusia dhe të rikthehet në shtëpi për disa ditë për arsye familjare. Gruaja e tij do të sjellë në jetë fëmijën e tretë në lidhjen e çiftit dhe ai nuk mund të mungonte në këtë moment kaq të rëndësishëm.

Mesfushori anglez ka marrë lejen e trajnerit të Kombëtares dhe do të rikthehet sërish në Botërorin e Rusisë, për të qenë i gatshëm për takimet e radhës. Për momentin, është familja ajo që ka rëndësinë dhe vëmendjen kryesore.

1 komente në “Familja vendoset gjithmonë e para, mesfushori i Anglisë largohet nga Rusia”

  1. Muli says:

    Halli është tek gruaja dhe jo familja! Problemi është se ky lojtari luan në botëror, kështu që të dal dhe ynë pakë në lajme se jam tu bo fëmijën e tretë, dhe ti tregoj botës së unë i bëj zborr këtij futbollistit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje