Didier Deschamps: Messi është Messi, por ne do t’i vështirësojmë jetën

29 Qershor 2018, 18:49Sport TEMA

Sfida mes Francës dhe Argjentinës do të jetë përballja më tërheqëse dhe e komplikuar në fazën e të tetave të finales së Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Por, pavarësisht vështirësive të hasura nga bardhekaltërit në fazën e grupeve, trajneri i ekipit transalpine nuk i zë besë, mbi të gjithë, Leo Messi-t.

“Ai bën diferencën dhe ka një impakt të madh, mjafton të mendosh se sa shumë gola ka shënuar dhe për faktin, se në një moment mund të vendosë fatin e një ndeshje”, deklaroi trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Messi është unik, nuk mund të krahasohet me të tjerë. Messi është Messi.

Shikoni numrat dhe statistikat e tij. Shpresojmë të arrijmë ta neutralizojmë, por e dimë se aim und të bëjë diferencën edhe në hapësira të ngushta.

Ekipi i Argjentinës nuk është ndërtuar përreth Messit.

Por, ai gjithsesi ka një impakt të madh. Argjentina ka edhe eksperiencë e stil amerikano-jugor, dua të them se janë luftëtarë. Do të përpiqemi t’i vështirësojmë jetën Messi-t”, deklaroi Deschamps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje