Zhvillimet e kampionatit botëror të futbollit kanë nxitur shitjet e veshjeve sportive. Shitësit kinezë të këtyre produkteve raportojnë shtije rekord. Shitësit flasin kështu për një kërkesë të çmendur për produktet sportive.
Mes produkteve më të shitura rezultojnë fanellat e ekipeve dhe futbollistëve të ndryshëm, si dhe atletet e ekipeve pjesëmarrëse por edhe topi zyrtar i evenimentit. Kërkesa mbetet e lartë pavarësisht faktit se Kina nuk është bërë pjesë e fazave finale të botërorit të futbollit në Rusi.
Kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që të zgjedhin të bëjnë tifozllik për një ekip tjetër kombëtar. Dyqani zyrtar i Adidas në Pekin raporton një rritje të shitjeve me 20% që prej fillimit të evenimentit.
“Shitjet tona po kulmojnë dhe kanë kapërcyer me të paktën 25% në krahasim me botërorin e kaluar”, thotë një shitëse.
Kampionati botëror i futbollit, që organizohet një herë në katër vite është evenimenti më i madh sportiv në botë dhe përfitimet janë të mëdha për ata që janë të përfshirë drejtpërdrejtë apo edhe indirekt në këtë industri.(scan)
Nuk dua ta besoj ate thenien e famshme te te famshmit ish kryeministrit tone M. Shehu kur thoshte : Me sa ka kal jeshil aq ka cam te beses! Por duket qe ty te shkon fort per shtat.