Në stadiumin “Kazan Arena” do të luhet supersfida mes Francës dhe Argjentinës, në kuadër të fazës me eliminim direkt. Në këtë takim, nuk lejohen gabime pas nuk ka ndeshje të dytë për të rikuperuar.
i Franca, ashtu edhe Argjentina do të luajnë të gjitha kartat, për të siguruar një vend në çerekfinale të Botërorit.
Sa i përket formacioneve zyrtare, Deshamp nuk ka rrezikuar, ndërkohë që Sampaoli ka lënë në stol disa yje, si Higuain, Aguero e Dibala.
Formacione zyrtare:
Franca: Loris, Lukas, Umtiti, Varane, Pavard, Pogba, Kante, Matuidi, Grizman, Mbape, Zhirud
Argjentina: Armani, Merkado, Otamendi, Rojo, Taliafiko, Perez, Maskerano, Banega, Pavon, Di Maria, Mesi
GOL! I papërmbajtshëm Mbappe që shënon golin e katërt për Francën që i jep qetësinë e duhur për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër
GOL! Spektakolare sfida në “Kazan Arena” me Francën që tashmë rikthehet sërish në avantazh me anë të Mbappe që realizon bukur brenda zonës
GOL! Kundërpërgjigjet Franca që barazpeshon rezultatin me anë të Pavard që realizon një gol spektakolar nga distanca
GOL! Argjentina e nis në mëyrë spektakolare pjesën e dytë duke kaluar në epërsi me anë të Merkados që devijoi saktë një gjuajtje të Messit duke mposhtur Lloris
GOL! Angel Di Maria barazon rezultatin 5-minuta para fundit të pjesës së parë duke realizuar një super gol nga jashtë zonës
GOL! Franca zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi fal golit të Grizman që ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11 metërsh të fituar nga Mbappe
Starton supersfida mes Francës dhe Argjentinës nën një atmosferë fantastike të krijuar në “Kazan Arena”
sa shpejt e keni fik ate televizor……………..
4-3 o lapsaxhi
RREGULLONI NUMURAT ZOTERINJ ..!
mire qe nuk vute fitore per argjentinen
Hajvane gazetare
U mbyll 4-3