Mbyllet ndeshja Uruguai-Portugali me rezultatin 2-1. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

30 Qershor 2018, 21:25Sport TEMA

Uruguai-Portugali është sfida e mbrëmjes së sotme e vlefshme për fazën e 1/8 të Kampionatit Botëror, sfidë e cila do të zhvillohet në “Fisht Olympic Stadium”.

Një ndeshje që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi që të dyja skuadrat do të kërkojnë që të kualifikohen për në fazën tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Uruguai: Muslera, Gimenez, Godin, Bentakur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Kavani, Kaseres

Portugali: Rui Patricio, Pepe, Raphael, Fonte, Ronaldo, J. Mario, Bernardo, Ëilliam, Ricardo, Guedes, Adrien

GOL! Fantastik Edison Kavani që i jep sërish avantazhin Uruguait me anë të një super goli nga distanca

GOL! E nis në mënyrë të duhur Portugalia pjesën e dytë duke barazuar shifrat me anë të Pepe-s që goditi saktë me kokë brenda zonës

Minuta 21′, Luis Suarez i afrohet golit të dytë për Uruguain me anë të një goditje dënimi, por ndalet mrekullisht nga Rui Patricio

GOL! Uruguai shtang Portugalinë duke kaluar në epërsi me anë të Edison Kavanit realizoi një gol mjaft të bukur me kokë pas një asisi perfekt të Suarez

Starton sfida mes Uruguait dhe Portugalisë nën një atmosferë fantastike të krijuar në “Fisht Olympic Stadium”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje