Apeli për bashkëpunim me Ramën, Basha i përgjigjet Flekenshtajnit: Investim Donkishotesk nga ndonjë i huaj, vegël e Edi Ramës

2 Korrik 2018, 20:52Politika TEMA

Nuk ndalet lideri i opozites Lulzim Basha ne sulmet ndaj nderkombetareve, teksa i cileson te gjithe ata qe bejne thirrje per bashkepunim te opozites me mazhorancen per negociatat, si vegla te Edi Rames.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka replikuar në distancë me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein.

Ky i fundit, gjatë një aktiviteti gjatë paradites vuri theksin tek bashkëpunimi politik për negociatat.

Ndërkohë kryeopozitari Basha e cilësoi deklaratën “një investim Donkishotesk” te bera nga ndonje i huaj vegel e kryeministrit Edi Rama.

“Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim Donkishotesk edhe nga ndonjë i huaj, vegël e Edi Ramës që flet gati për cdo gjë veçse për problemin”, tha Basha gjatë një takimi me të rinjtë.

“Problemi këtu nuk është intimidimi i opozitës. Këtu nuk është problem i komunikimi qeveri opozitë, nuk është këtu përballja qeveri- opozitë problem.

Problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria. Problem është ekonomia.

Ku s’ka investime, ku taksat rriten, prodhimi bie e çmimet rriten dhe papunësia rritet. Këto janë problemet e Shqipërisë!

Të tjerat janë për ti hedhur hi syve. Të tjerat janë alibitë e Edi Ramës”, shtoi ai.

7 komente në “Apeli për bashkëpunim me Ramën, Basha i përgjigjet Flekenshtajnit: Investim Donkishotesk nga ndonjë i huaj, vegël e Edi Ramës”

  1. QOMILI says:

    O LULUSHE !!!!
    E KE KOTË !
    S’NA I NGREF FARE!
    GJEJ NJË ZGJIDHJE , PASH ZOTIN .!
    IK NË HOLLANDË , SE PËR NDRYSHE VETINGU I POLITIKËS PO VJEN !!!!!O LULUSHEEEEEEE!!!!?????????⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰⏰

  2. Starzimir says:

    Donkishoti eshte simbol i njeriut qe nuk i pershtatet realitetit. Basha quan perfaqesuesit e Evropes donkishot, kur eshte ai qe eshte jashte realitetit. Eshte Basha qe nuk i pershtatet dote realitetit te sotem jo se eshte budalla sic deshirin qe ta quajne, por eshte viktime e gabimeve dhe fajeve te tij. Eshte ai qe nuk bashkepunon sepse patrinot e tij i japin udhezime konkrete cte beje per cdo rast dhe Basha duket si donkishot, njeri jashte realitetit kur shan Shqiperine neper Evrope. Do deshironte Basha te bashkepunonte, qe te shpetoj koken e vet por patrinot nuk e lene. Basha eshte i destinuar ta luaj lojen deri ne fund. Nga nje njeri ambicioz dhe pa karakter ne spiune te te huajve duke u transformuar ne nje donkishot shqiptar per te perfunduar ne plehrat e kohes. Ndoshta dhe Rama do e praonte bashkepunimin por ajo i sherben Shqiperise ne Evrope prandaj Rusi e Srbi jane kundra. Basha nuk mund te veproje ndryshe, Me e lehte per te eshte ta quash donkishoti i Shqiperise qe me hushten e tij do ta mbaje Shqiperine jashte Evropes. Avpkat Ngjela do ta quante donkishoti qe do te fitoje luften me Ameriken .

  3. luka says:

    Hap gojen e ha…. se duket nuk je ngop akoma.

  4. Vaslilesheli says:

    Ham ham ham ham.Oi.oi.oiiììiiiiìii.Dua pushtetin.Kushdo qe eshte ne qeveri mua mi vjedh votat.Para 5 vjetesh.para 3 vjetesh.vjet.Bile do te mi vjedh vitin qe vjen .edhe ne 2021 oi oi oi.
    E vajtimi vazhdon keshtu.Ham ham ham.O i mjeri une per juuuuuuuù.

  5. timo says:

    Lulush djali, je lodhur shumë. Bëj pak pushim këtë verë. Të uroj suksese në jetë këtej e tutje.

  6. bregdetari says:

    i pa ndreqshemi kryeopozitar. Asnjehere ky dhe partia qe ai drejton nuk do te kuptojne dhe punojne per interesin e vertet te vendit dhe te shqiptareve.

  7. likaderte says:

    Opozita jone nuk di gje tjeter vetem lufte midis shqiptareve dhe se fundi i ka shpallur lufte edhe botes, duke menduar se keshtu do te fitoje votat. Po votat e kujt mendon se do te fitoje keshtu z.basha, apo te alieneve, se shqiptaret duan pune, rritje te mireqenies dhe permiresim te jeteses se tyre dhe ne asnje menyre nuk duan me ’97 e tmerrshme, apo ’98, gerdec, 21 janar, vjedhje galopante te fondeve te rrugeve, e cfar te permend me, se bemat e tyre jane pa fund. Pra kerkohet pune e bashkepunim e jo lufte e shkaterrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje