Një inspektor tatimor është rrahur në Durrës, pas pezullimit të një biznesi që nuk lëshonte kupon tatimor.
Për rastin ka reaguar edhe Ministria e Financave.
“Një incident është shënuar ditën e diel në zonën e Golemit gjatë ushtrimit të detyrës nga grupi i inspektorëve të Sektorit të Zbatimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Grupi i punës i përbërë nga inspektorët M.S, G.C dhe O.B u paraqit për të kryer kontroll në subjektin “Fatime Morina”, në zonën e Golemit, pranë “Pishave të Buta”. Gjatë kontrollit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në fushën e shërbimit, pa lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur nga subjekti në fjalë, në kundërshtim me ligjin 9920 ( I ndryshuar) neni 122, pika 1, gërma b(ii).
Referuar kësaj shkelje, inspektorët e zbatimit informuan subjektin për penalizim me masën bllokim aktiviteti për 30 ditë kalendarike.
Gjatë kryerjes së procedurave nga inspektorët, ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të subjektit, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj inspektorit O.B. duke e goditur në fytyrë, goditje e cila i ka shkaktuar inspektorit frakturë dhe hemoragji në hundë dhe sy.
Si rrjedhojë e kësaj ngjarje, u njoftuan forcat e Rendit. Inspektori u dërgua fillimisht për mjekim pranë spitalit të Durrësit dhe më pas u dërgua për trajtim më të specializuar pranë spitalit Ushtarak në Tiranë.
Inspektorët e zbatimit, po kryenin kontrolle në zonë në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dëshiron të përsërisë mesazhin e qartë se të gjithë strukturat tatimore të zbatimit dhe terrenit, mbeten të angazhuar për të vijuar zbatimin rigoroz të planit të masave për sezonin turistik. Beteja kundër informalitetit është beteja jonë e përbashkët me sipërmarrjen e ndershme, në favor të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Ne mbetemi këmbëngulës tek ligji, por patjetër tejet bashkëpunues me sipërmarrjen, për ta informuar, asistuar dhe këshilluar për vetëkorrigjim dhe rritje të pajtueshmërisë me ligjin”, thuhet në deklaratën e saj.(TemA)
per cfare e mbani armen e zjarrit mor legen e keni dhe me leje nga shteti,duhej ti hiqej ky zanat pergjithnje ketij kurves nga kosova qe ka shitur kusherirat e tij ne itali.
Shqipot e Shqiperis duhet te din 1 gje : qe ne demokraci po respektove rregullat dhe ligjet ne radh te pare ke respektuar vetveten e pastaj qytetaret e tjer, ndryshe ai vend s’behet ne
Jet te jetve.
Te dhjefsha mu ne pistolete qe mban.Po pse nuk na numerove ne ball atij qeni qe te goditi.Ai ku e gjeti te drejten te godas?
Këtyre horrave nga Kosova qe kane pushtuar plazhet dhe punojnë ne te zeze duhet me u a treguar vendin,,
KUJDES ORE BIZNESMEN!
Janë provokime të të djathtëve,që janë akoma në pushtet,
dhe që provokojnë të majtët që janë po s’kanë pushtet , sepse
institucionet vazhdojnë të jenë plot me PEDEISTA-LESHELISTA ??
undefined
Pothuajse nga do nuk te japin kupon tatimor.Po u kerkove kuponin sikur u ke kerkuar kushedi se çfare.Shteti duhet te marri masa qe te gjobiten rende rastet e mos leshimit te kuponit tatimor.Gjoba duhet te jete e rende aq sa mos ta marre vehten per vite.Edhe klienti duhet gjobitur per mosmarrjen ose moskerkimin e kuponit tatimor.Edhe nje gote uji duhet te kete kuponin tatimor,ndryshe sbejme dot perpara.Duhet te ndryshoje mentaliteti i hajnise tek te gjithe.