Pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të bashkimit Evropian, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka organizuar sot një tryezë bisedimesh ku kanë marrë pjesë Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.
Në këtë takim, Fleckenstetin tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, dhe negociatat do të vijnë hap pas hapi.
Ndërsa për Vlahutin duhet që ketë një dialog politikë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të jetë e mundur rruga drejt BE-së.
“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi”, kështu deklaroi eurodeputeti Fleckenstein në një aktivitet të organizuar në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka nënvizuar faktin se asnjë kusht shtesë nuk i është vënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit.
Ai i bëri thirrje opozitës që të mos bojkotojë por të mbështesë reformat.
“Duhet nje opozitë qe nuk bojkoton, por që mbështet reformat”
Fleckenstein deklaroi se vendet që ishin skeptike, e kanë problemin e tyre me BE, jo me Shqipërinë
“Vendet që nuk ishin pro Shqipërise, nuk e kanë me Shqiperine problemin më shume se sa me vete BE-në. Pra ato kerkojne reformimin e BE para zgjerimit.
Ndërsa ambasadorja e BE, Romana Vlahutin theksoi se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.
“Pa reformën në gjyqësor, sot nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim”, tha Vlahutin.
Ambasadorja e BE u shpreh se kemi përpara një vit të vështirë, ndaj kërkoi konsensus mes palëve
“Do jetë një vit i vështirë sepse kemi zgjedhjet vendore verën e ardhshmë, ndaj është me rëndësi një lloj konsensusi sa më i shpejtë“, tha diplomatja e BE.
Ambasadorja bëri thirrje për bashkim kombëtar
“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta.
Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush. Është me rëdësi që të punohet për këtë unitet.
Është përgjegjësi qoftë e shumicës dhe e pakicës. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme të krijojë një dialog për këtë bashkim kombëtar sepse pa këtë ky është një proces shumë i vështirë, thuajse i pamundur.”, tha Vlahutin
Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se një vit është i mjaftueshëm për punën përgatitore
“Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, u shpreh Bushati.
Rroft uniteti parti popull me ne kry shoqun jurop demokari!!!