Prestigjiozja “Forbes” i ka kushtuar një artikull ish deputetes shqiptare Rudina Seseri e cila është themeluese dhe manaxhere e “Glasswing Ventures” një kompani që po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale.
Vec investimit, kompania ku shqiptarja Seseri është themeluese e manaxhere, ndihmon me drejtim strategjik dhe strategji rritje, ndërtim bordesh dhe ekipesh drejtuese, partnership strategjik etj.
Në artikull evidentohet se si sipërmarrëse ajo po investon në start-up prej më shumë se një dekade.
Seseri tregon gjatë intervistës së është diplomuar në “Wellesley College” dhe ka punuar për tre vite si analiste investimesh bankare në “Credit Suisse” në grupin e teknologjisë.
“Ishte atje që kuptova se industria e teknologjisë ishte ajo ku unë doja të isha.
Gjatë kësaj kohe po studioja në Harvard Business School (HBS) dhe u takova me Rick Grinnell që më vonë u bë bahkëthemelues me mua i “Glasswing Ventures”.
Në fakt ishte ai që më rekrutoi nga roli im nga Microsoft për të punuar si sipërmarrëse. Kemi pasur një sipërmarrje të qëndrueshme në kohë e të sukseshme në aspektin e partneshipit.
10 vitë më vonë kulminoi me formimin e “Glasswing Ventures” një sipërmarrje në hapat e parë që i dedikohet ndrëtimit të gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale” thotë ndër të tjera Seseri.
Por si e zgjedh ajo se në cilat sipërmarrje të reja apo se ku duhet të investojë?
“Ka një listë të gjatë celësash dinamikë dhe karakteristikash që ne kërkojmë.
Më lejo të evidentoj dy karakteristika dalluese që ne kërkojmë në cdo kompani ku ne investojmë: transformimin e rolit që këto kompani kërkojnë të luajnë në industritë respektive (ose në industrinë që po krijojnë) dhe aftësinë e jashtëzakonshme të ekzekutimit përmes formimit e manaxhimit të ekipeve.
Kur vijmë te themeluesit, ne kërkojmë për ata individë që ndërtojnë kompani e jo vetëm produkte dhe që janë të aftë që të rriten ndërsa biznesi i tyre rritet” shprehet Seseri.
Seseri u zgjodh deputete në Durrës në zgjedhjet e vitit 2009, por dha dorëheqjen nga mandati në vitin 2011 për t’iu përkushtuar angazhimeve të tjera profesionale.(SCAN)
Intervista e plotë:https://www.forbes.com/sites/elanagross/2018/07/03/how-this-female-venture-capitalist-is-paving-the-way-for-the-future-of-technology/#59428db26b8c
Etdhi ketu e perkushtuar dhe u largua si e dezgustuar! Kush kishte sy e vesh e kuptoi qendrimin e saj patriotik, qe la SHBA per vendin e dashur Shqiperine. Dashuri e trasheguar nga nje familje e ndjekur politikisht
Suksese vajze idealiste!
Sa mire e bere moj çupe .Inteligjenca asnjehere nuk te zhyt ne llume. Do ishte fat per ne te kishim si Ju ne Parlament .Askush nga drejtuesite ketij vendi nuk mer mundimin te ceki tema te tilla se si mund ti ktheje ketij vendi bijte e tij qe kane zgjedhur te kontribojne jashte .Ata ndihen komode kur nuk ka se kush i rivalizoje .
Nuk i duhej Qeverise se Riluindjes znj. Seseri se stononte me te ”talentuarit Ben Ahmetaj” te ekonomise.
E kishim ne parlament dhe ne nje menyre apo ne tjeter e ndoqem, me kujtohet kjo vajze me shume edukate perqiqej te debatonte me kundeshtaret politike qelbesira dhe u dukej naive dhe e paditur….absurde do te thoni ju,…..ca te thuash ne ate vend duhet te ulerasesh qe te te kuptojne perndryshe te fundosin funderinat,,,sidoqofte urime dhe krenari per vajzen,si shume te afte te tjere nuk mund te jape per vendin e saj….si do qe ta mendoni pak merite ka kush e solli ne parlament nje person me kaq vlera..
MIRE BERI QE IKU; FEMER ME DINJITET; KETU DO ISHTE BERE SI XHACKA, SPIROPALI, KODHELI DHE TOROLLACKAT E TJERA QE I LEPIHEN RAMES SE E DINE QE PA TE S’JANE ASGJE;
DO DEGJONTE GJITHE DITEN SHAKATE E KRIPURA TE DUCES DHE DO BENTE SIKUR PO SHKULEJ GAZIT!!!
Ishe aty ti kur i bente shakat ducja ??? O shqipo
I thone llafit kush perleshet Me derrin behet pas, dhe kjo nuk e kishte lluksin Te vinte dhe Te behej vegel e derrave qe perleshen me njeri-tjetrin. Kjo e gjora ka mendu ndryshe per Te ardh per Te ndihmu vendin e saj por ja qe vendi i saj nuk e le qe ta ndihmoje
Edi Rames nuk i duheshin njeres me te zgjuar se ai,por vetem ushtare besnike qe te zbatojne urdherat e tij dhe pa tru!
Prandaj ai vlereson kaq shume Erion Veliajn se ai eshte nje superservil i tij qe e ka kthyer Bashkine e Tiranes ne mejhane ku qytetaret nuk gjejne zgjidhje te halleve te tyre!
O Feniks-drejt e ke, se edhe Saliut I duhen njerez si Luli dhe si ti.